Të dhëna historike për Gjirin e Vlorës
Gjiri i Vlorës 19 km i gjate dhe 16 km i gjerë, nis me Kepin e Triportit dhe perfundon me Kepin e Gjuhëzes, midis të cileve gjendet ishulli i Sazanit. Nga ana e sterës, gjiri rrethohet me male të larta shkëmbore, që e pushtojne se tepermi brezin bregdetar fushor, duke e ndare gjirin ne dy nënnjësi: veriore dhe jugore. Oriku u shfrytezua prej romakeve ne lufterat kunder ilirëve dhe maqedonasve, bile ai luajti rol ne luften civile midis Cezarit dhe Pompeut. Flota maqedone e Aleksandrit te Madh te Maqedonise e pushtoi me 214 p.e.s. Ne kohen bizantine dhe ne Mesjete njihej si nje port i vogel me emrin Jeriko. Ne kohen e pushtimit osman, Oriku u quajt Pashaliman. Përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, sh VI-V p.krishtit në veprën “Lundrimi”, si port detar në Jon dhe Adriatik. Sipas legjendës, fisi pellazg i Eubeasve, pas shkatërrimit të Trojës, kthehet nga ka ardhur në tokat e të parëve dhe themelon qytetin e Orikut. Ai ngrihet mbi një kodër të ulët shkëmbore, e cila kontrollonte dikur kanalin, që lidhte detin me lagunën. Vëzhgimet dhe kërkimet arkeologjike kanë vërtetuar qenien e një muri rrethues, i cili përmendet edhe nga çezari. Monumenti më i njohur është teatri, i cili është hapur gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1958. Shkallaret e tij janë gdhendur në shkëmb, ndërsa orkestra me diametër 10 metra, përbën një rindërtim të periudhës romake. Aty përveç shfaqjeve teatrale zhvilloheshin edhe ndeshje me gladiatorë. Këta ta tregon pareti i lartë i saj. Ka kullesa të mira. Përpara teatrit është gërmuar edhe një altar, i cili lidhet me një tempull ende të pazbuluar, duke lënë të kuptohet se aty shtrihej agoraja e qytetit. Teatri i Orikut ndertuar në shek III-II p.krishtit është identik me teatrin e Trojës. Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatorë. Në faqen lindore të Akropolit zbresin dy palë shkallë të gdhendura në trupin shkëmbor të kodrës, me gjerësi 2.5 metra që kufizojnë ambjente godinash publike, të gdhendura thellë në gurë me dimensione të ndryshme. Eshtë i gdhendur në trupin shkëmbor të Akropolit. Thellësia e tij shkon 20-23 metra. Përdorej për ujë të pijshëm në raste kur ujësjellësi binte në dorë te armikut. Pusi antik nr.2 është më i ruajtur. Tullat e murit dhe të dyshemesë ruhen pjesërisht. Puset antike nr3 dhe 4 ndodhen e pjesën jugore dhe Jug-Perëndimore të Akropolit janë ruajtur me keq. Janë të mbushur me materiale inerte. Ka dhe dy ose tre te tillë të cilët po kërkohen. Tumat e Dukatit ndodhen 1 km në lindje të Dukatit të vjetër. Inventari i gjetur në to nga arkeologu Neritan Ceka në vitet 1970 i përket periudhës së bronxit të vonë dhe fillimit të hekurit. Shpella e Gramës ndodhet në bregun perëndmor të gadishullit të Karaburunit. Në të ruhen rreth 2000 mbishkrime të cilat datohen nga shek IV p.krishtit deri ne kohët e reja. Grama është shfrytezuar si gurore për ndërtime publike. Shpella vetë ka ambiente të brendshme qe janë përdorur si objekte kulti. 40 metra në J.Perëndim të Teatrit, ndodhet Altari. Para se të fillonte një mbledhje ose ceremoni, shfaqja në Teatër bëhej therori e zakonshme. Qellimi kryesor ishte procesioni per Perendine Apollon. Procesioni shoqerohej me therje te dashit te shenjte dhe festen e vjeshtes. Pėrpara teatrit ėshtė gėrmuar edhe njė altar, i cili lidhet me njė tempull ende tė pazbuluar, duke lėnė tė kuptohet se aty shtrihej agoraja e qytetit. Përmendët si zbulim ne gërmimet vitit 1958 ne gjendjen qe është sot. Porti i brendshem i permendur prej çezarit është lokalizuar ne lagunen 2.2 km të gjate dhe 1.2 km të gjere, e cila ka formen e një trekendeshi me baze të drejtuar nga deti. Prej tij ajo ndahet nga një rrip ranor, ne perendim të të cilit gjendet kodra e qytetit. Ne ekstremin perendimor, bankina pershkohet prej një kanali, i cili e lidhte lagunen me detin. Ne brendesi të lagunes nen pasqyren e ujit, shihen gjurmet e një muri 1.80 m të gjere, i cili lidhet me dy brigjet e saj. Kemi të bejme me një bankine për ankorimin e anijeve, e cila, duke u nisur nga gjerësia e lagunes ne kete vend, arrinte rreth 200 m gjatesi. Në veri të kishës ndodhet Baza ushtarake detare e Pashalimanit, laguna me të njëjtin emër dhe rrënojat e Orikut. Oriku antik jetoi gjatë shekujve VI p.k. Ai ishte një qytet që lindi si rrjedhoje e proçesit të kolonizimit grek.
Orikumi në kryqëzim rrugësh/Pozicionuar në kryqëzime rrugësh, Orikumi bëhet një qendër urbane e civilizuar, e dokumentuar nga gërmime të ndryshme arkeologjike, sikurse janë pjesët e një orkestre, një teatër i vogël me rreth 400 vende, gjurmë të mureve dhe rrugëve të cilat janë të dukshme, cilat janë të dukshme, megjithëse shtrihen pjesërisht në ujin e lagunës, dhe kishës së Marmiroit. Kjo kishë daton në periudhën e hershme bizantine, në kohën e Perandorit Bizantin, Teodor në shekullin XIII. Kisha ka një holl të vogël kryesor me përmasa 6x9m dhe një kube me diametër 3m, e mbajtur nga katër harqe romake. Muret e brendshme mbajnë ende fragmente afreskesh murale, karakteristike të periudhës bizantine. Kisha ka tre hyrje dhe është e njohur për ndërtimin e saj kompleks dhe me vlera kulturore. Për të shkuar në kishë duhet të kalohet nëpërmjet qytetit modern të Orikumit, në drejtim të Pashalimanit. Ne kapercyellin e eres sone, krahas Apollonise, Oriku deshmohej si baza kryesore detare e çezarit ne Shqiperine e Jugut. Permendja e tij si qytet me mure mbrojtes, i pajisur me garnizon, tregon vazhdimesine e jetes, si qender e fortifikuar edhe nga fundi i periudhes republikane. Nga ana tjeter ndertimi i teatrit ne shek. I-re të eres sone, deshmon se Oriku dhe gjate kohes perandorake jeton një periudhe lulezimi. Forcen e tij jetesore e deshmon dhe veprimtaria ndertuese e Herod Atikut pas termetit të shek. II-të. Porti i qytetit siç e përmend çezari, ka qenë nga ana e lagunës, ku dallohen dhe muret nën nivelin e detit. Kjo dëshmon se gjatë shekujve ka ndodhur ulja e ngadalshme e bregut nën ujë, si edhe mbushja me aluvione e portit.Oriku dhe në kohën romake luajti rolin e një stacioni në rrugën antike të Akrokerauneve. Në periudhën bizantine, siç tregojnë rindërtimet në muret rrethuese, ai u rifortifikua, përmend profesor Neritan Ceka, në librin e tij “Kështjellat ilire”. çezari u nis nga Brindizi me 30 mijë ushtarë në anije transporti, për të kaluar Adriatikun në anën e ngushtë. Për fat brenda një dite e gjithë flota e kaloi Otranton, ndihmuar nga një erë fatlume. Ai zbarkoi më 5 janar të vitit 48 p.Kr. në një breg të quajtur Paleste në tokën e fisit Kaon të Germinëve. Pa humbur kohë, çezari u nis në krye të ushtrisë për në Orik, duke iu ngjitur gjatë natës malit “nëpër një shteg të ngushtë dhe të vështirë”. Pranë qafës së Llogorasë, barinjtë vendas edhe sot tregojnë një shesh që quhet qafa e Cezarit... Në mëngjes, ushtria e tij, u shfaq para mureve të kështjellës së Orikut, e cila mbrohej nga një garnizon i përbërë nga ushtarë parthinë dhe banorë vendas, të komanduar nga oficeri i Pompeut, Luc Torkuati.