Largimi nga kombetarja Ballack debat me Loew

Largimi i Michael Ballack nga kombëtarja e Gjermanisë ka ndezur në debat të ashpër mes futbollistit dhe trajnerit Joachim Loew. Vetëm pak ditë pas njoftimit të teknikut se ish-kapiteni nuk do të jete pjesë e projektit të tij, ka ardhur edhe reagimi i vetë futbollistit, i cili nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim.
Loew bëri të ditur se kishte folur me Ballack për këtë, por gjithcka që ka thënë trajneri janë hedhur poshtë nga mesfushori. “Nuk kam folur me Loew dhe nuk kam ndërmend t’i them lamtumirë kombëtares. Por edhe një herë konfirmohet mënyra se si trajneri është sjellë me mua gjatë vitit të fundit”, ka thënë Ballack, i cili sipas Joachim Loew do të zhvillonte ndeshjen e fundit me përfaqësuesën në miqësoren që ajo do të luajë më 10 gusht kundër Brazilit.
Kjo mundësi është cilësuar nga Ballack si një ofendim që i bëhet atij, pasi i ka dhënë shumë kombëtares. Futbollisti numëron 98 ndeshje dhe 48 gola me skuadrën gjermane, ndërsa nuk luan me të që nga muaji prill i vitit të shkuar. Michael Ballack pësoi një dëmtim në kavilje kur luante me Chelsea në kampionatin anglez, duke humbur Botërorin 2010. Aktualisht, mesfushori luan në Bundesligën gjermane me Bajer Leverkusen.
Nertan Prifti