E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension per kutite KQZ perjashton vezhguesen e PS-se

Rinumërimi i fletëve në KQZ nuk po kalon dhe aq qetësisht. Pas përpunimit të votave të disa njësive bashkiake, puna në tavolinen 3 u bllokua përkohësisht. Shkak u bë dëmtimi i një kutie votimi të njësisë 4. Menjëherë më pas, kryetari Ristani akuzoi vëzhguesen e PS-së Anila Çobani se në mënyrë të qëllimshme e të përsëritur po tentonte prishjen e procesit.

"Kodet e qendrës së votimit 1812 nuk korrespondojnë me procesverbalet. Janë kode të tjera"-tha Çobani.

Kryetari i KQZ, Arben Ristani iu përgjigj:

"Ju po krijoni probleme në mënyrë të vazhdueshme, Morët dhe thyet edhe kutinë tjetër që ishte aty. Që nga ky moment dhe për këtë gënjeshtër është e papranueshme për të qenë vëzhguese. Kush është dakord që ta largojmë. 4 kundër 2. Zonja Anila Çobani largohet si vëzhguese"-tha Ristani.

Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi tha se nuk mund të ndërhynin në atë që subjektet zgjedhore kanë përcaktuar në vendim, se kush do t'i vëzhgojë këto fletë votimi që numërohen.

Përfaqësuesi i PS-së hodhi poshtë deklaratën se vëzhguesja e tyre theu kutinë e votimit.

"Kutia erdhi e çarë. U konstatua dhe në të mungonte zarfi i fletëve të pavlefshme. Pyesim se kush e nxori këtë zarf nga kjo kuti?"-tha Genc Gjonçaj, përfaqësues i PS-së në KQZ.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›