Barcelona skuadra qe kushton 500 mln euro
Këto ditë me temperature të lartë në shitblerje, milionat po përmenden nga të gjitha anët dhe shifrat po çmenden gjithnjë e më shumë. Udineze kërkon 50 milionë euro për Sançezin, Santos do 45 milionë për Nejmarin, ndërsa rendja drejt arit nuk përfundon këtu.
Por sa do të kushtonin lojtarët e skuadrës më të madhe në botë, Barcelonës? Sa do të peshonin në këtë kandar ata që po mrekullojnë botën me lojën e tyre dhe që tërheqin para televizorit dhjetëra e qindra milionë njerëz?
Sipas gazetës katalanase, “El Mundo Deportivo”, gjashtë specialistë të tregut futbollistik, kanë dhënë mendimet e tyre dhe kanë nxjerrë një përfundim. Skuadra e sotme e Pep Guardiolës kushton plot 500 milionë euro. Një shifër e tillë bën që Barça të jetë skuadra më e vlefshme jo vetëm ndër këto që luajnë sot, por edhe në të gjithë historinë e futbollit.
Në majë të të gjithëve, natyrisht që do të qëndrojë Lionel Mesi, për të cilin kartoni vlen 131 milionë euro, ndërsa gjithçka do të ndryshonte nëse do të realizohëj ajo që u mendua më parë, shitja e Kristiano Ronaldos për tek Mançester Siti për 170 milionë euro. Në këtë rast, kartoni i Mesit mund t’i afrohej 200 milionëve.
Andres Iniesta vlerësohet në 60 milionë, Ksavi Hernandez në 42 milionë për shkak të moshës 31-vjeçare, Pike kushton 45 milionë ndërsa David Vija arrin në 42 milionë euro.