Prokuroria nis hetimet per Kulicajn Neser merret ne pyetje Dritan Prifti
TIRAN- Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit pas akuzave publike te ish-Ministrit te Energjetikes deputetit Dritan Prifti se zv/drejtori i Policise Agron Kulicaj eshte i perfshire ne kontrabanden e naftes dhe thirrjeve te opozites per nisjen e hetimit regjistron procedimin penal per dy akuza.
Hetimet nisin pas deklarimeve publike te deputetit Prifti qe akuzoi ne dy emisione televizive direkte numrin dy te Policise se Shtetit Agron Kulicajn. Sipas ketyre burimeve mesohet se pas regjistrimit te procedimit penal eshte kontaktuar me deputetin Prifti i cili ka shprehur gatishmerine qe te premten ne ora 1300 te paraqitet ne zyrat e Task-Forces per te dhene shpjegime te hollesishme ne lidhje me keto akuza. Pyetja e deputetit te larguar tashme nga Levizja Socialiste per Integrim Dritan Priftit mesohet se do te behet me cilesine e deklaruesit apo personit qe ka dijeni per ceshtjen. Gjithashtu pritet qe pasditen e se premtes Prifti pervec deklarimeve te tija ne lidhje me akuzat publike pritet te dorezoje edhe prova shkresore ku provon akuzat e ngritura ndaj Kulicajt.
Vetem pak kohe perpara se Prokuroria te njoftonte nisjen e hetimeve Partia Socialiste ka riperseritur thirrjen per Prokurorine duke i kerkuar nisjen e hetimeve per perfshirjen e numrit dy te policise Agron Kulicaj ne kontrabande nafte.
Gjate nje komunikimi per mediat deputeti socialist Taulant Balla i eshte referuar deklarates se fundit te Dritan Priftit ku ai ritheksoi kontrabanden e naftes dhe akuzoi serish Agron Kulicajn.
Dje Dritan Prifti Minister i Ekonomise ne kete Qeveri deri ne fillim te shtatorit rishprehu akuzat dhe deshmite per kontrabanden e naftes vergin ndaj ish bodigardit te Sali Berishes dhe zevendes drejtorit aktual te policise se shtetit Agron Kulicaj. Ketyre akuzave dhe deshmive teper te renda iu shtua dje dhe pohimi i kreut te doganave se aktualisht ne Shqiperi ekziston nje super-kontrabande nafte tha Balla.
Sipas tij eshte momenti qe prokuroria shqiptare te hedhe drite dhe te zbardhe edhe akuzat dhe deshmite e tjera te Dritan Priftit per vepra penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem apo korrupsionit aktiv te mistrave te tjere te Qeverise se Sali Berishes.
Ne socialistet i themi qytetareve shqiptare se gjithcka po del ne drite nga keto deshmi te tmerrshme jane konfirmimi i arsyeve se pse Sali Berisha vodhi zgjedhjet me 28 qershor tha ai.
Pas akuzave publike te bera nga ish kreu I METE-s Dritan Prifti per kontrabanden e naftes nga numri dy i policise Agron Kulicaj ka reaguar drejtori i Pergjithshem i Doganave.
Ne nje komunikim me mediat Flamur Gjyrmishka ka theksuar se tashme nga ana e doganave eshte ngritur nje grup pune qe po merret me hetimin e akuzave.
Ai ka pohuar se aktualisht per kontrabanden ka vetem dyshime nderkohe qe ka shtuar se per momentin nuk rezulton gje per ate periudhe kohe qe ka denocnaur ish ministri i Energjetikes Prifti.
Nderkohe Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka nisur hetimin ndaj zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj i akuzuar pak dite me pare nga ministri i Ekonomise Dritan Prifti se kryen kontrabande nafte. Edhe pse akuza e ish-ministrit ishte konkrete asnje nga institucionet shqiptare nuk mori mundimin per ta hetuar. I vetmi institucion qe ka nisur te pakten nje lloj hetimi eshte ILDKP kreu i te cilit ka urdheruar hetimin e plote pasuror te Kulicajt. Shekulli boton sot te gjitha deklaratat zyrtare te pasurise se Kulicajt te plotesuara nga vete zv.drejtori i Policise.
Pasuria e Kulicajt
Sipas deklarimit zyrtar te bere nga vete Kulicaj ne vitin 2005 rezulton se ai zoteron nje apartament banimi me siperfaqe 105 meter katrore ne rrugen Reshit ollaku te cilin e ka blere ne vitin 1999 me vlere 42.000 dollare. Nderkohe ne banke Kulicaj ka depozituar 41 000 euro dhe 22 mije dollare. Gjate 2005-es ai ka shitur autoveturen e tij me vlere 8000 euro kurse ne 2000 nje apartament me siperfaqe 50 meter katrore i marre nga Ministria e Brendshme per punonjesit e saj me privatizimin ne vitin 1995. Te ardhurat vjetore te zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise deri ne muajin tetor per vitin 2005 llogariten ne shumen 972.000 leke ndersa shperblimet nga ministria kapin vleren 243.000 leke. Per tre muajt e tjere te vitit Kulicaj ka marre edhe 308 mije leke nga puna si drejtor. Bashkeshortja e tij si mesuese ka perfituar gjate ketij viti 247 mije leke. Per vitin 2006 Kulicaj ka perfituar 1.822.402 leke nga Ministria e Brendshme ndersa bashkeshortja e tij 299 mije leke. Ne vitin 2007 Kulicaj ka ushtruar detyren e re ate te Zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit. Gjate ketij viti paga vjetore e tij ka qene 1.277.500 leke ndersa te ardhurat vjetore te bashkeshortes se tij kane qene 375.000 leke. Viti pasardhes ka qene teper i mire per pasurine e tij. Gjate vitit 2008 zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise ka shtuar nje milione leke te perfituar nga nje vendim gjyqesor i cili ka ndare nje pasuri te perbashket te familjes Kulicaj dhe 7000 euro te tjera te depozituara ne nje banke. Nderkohe nga kursimet e te ardhurave familjare ne banke ka depozituar nje tjeter shume 7000 euro. Paga vjetore e Kulicajt per vitin 2008 eshte 1.537.313 leke ndersa te ardhurat e bashkeshortes se tij jane rritur krahasuar me vitet e tjera duke shkuar ne 433.424 leke. Sipas deklarimit te zv.drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj pasuria e tij eshte shtuar me 500.000 leke dhe me 2000 euro te depozituara ne dy banka te ndryshme. Te ardhurat vjetore per vitin 2009 nga paga dhe shperblimet ne Policine e Shtetit arrijne ne 1441794 leke ndersa te ardhurat e bashkeshortes se tij nga puna ne Drejtorine Rajonale te Arsimit Tirane shkon ne 495 964 leke.