E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK dhe AAK bisedojnë fshehurazi për koalicionin?


Të paktën dy zyrtarë të lartë të PDK-së janë takuar mbrëmjen e së enjtes me disa nga drejtuesit e AAK-së, për përfshirjen e kësaj të fundit në koalicionin qeverisës.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “Epoka e Re”, e cila shton se takimi është mbajtur larg mediave. Sipas burimeve të kësaj gazete, takimi është zhvilluar me insistimin e zyrtarëve të AAK-së.

Kryeministri Hashim Thaçi deklaron se i ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e koalicionit, por deri më tani asgjë nuk është bërë konkrete. AKR-ja e Behxhet Pacollit duket e palëkundur nga kërkesa e saj për të marrë postin e Presidentit, gjë të cilën nuk e “përtyp” dot një pjesë e mirë e Kryesisë së PDK-së.

Pacollit i është ofruar një plan B, posti i kryetarit të Kuvendit, i një zëvendësministri dhe tri ministri, por partia e tij nuk e ka pranuar as këtë ofertë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›