Shkup: Viktima e shtatë nga gripi i derrit
Një burrë 59-vjeçar ka vdekur pas infektimit me virusin A-H1N1. Kjo vdekje çon në shtatë numrin e viktimave nga gripi i derrit për këtë sezon në Maqedoni.
Autoritetet shendetesore thanë se viktima ishte pranuar në gjendje të rëndë, në 9 shkurt.
Në klinikën infektive të Shkupit, në 24 orët e fundit, janë shtuar dhe pesë pacientë të rinj.