E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa punë, babai hedh dy fëmijët nga ballkoni

Një baba italian hodhi nga ballkoni dy fëmijët e tij dhe më pas u hodh edhe vetë nga dëshpërimi se nuk po gjente punë. Marko Turrini shkaktoi vdekjen e vajzës së tij 14-muajshe dhe djalit katër vjeç, kur i hodhi nga ballkoni i shtëpisë në katin e gjashtë, në qytetin Bresha, pas një grindjeje me bashkëshorten e tij, Elena More. 41-vjeçari, i cili kishte humbur punën 18 muaj më parë, kishte tentuar të hidhte nga ballkoni edhe gruan e tij infermiere, por ajo i kishte rezistuar. Më pas, ai ishte hedhur dhe kishte humbur menjëherë jetën, ndërsa dy fëmijët, Samuele dhe Benedeta kishin mbijetuar, por ishin ndarë nga jeta më pas nga plagët e rënda. Turrini nuk njihej si person i dhunshëm, por sipas fqinjëve ai ishte në depresion pas muajsh të tërë përpjekjesh të dështuara për të gjetur një punë. Ai kishte edhe frikë se mos humbiste gruan dhe fëmijët. Tragjedia është nga vala e vetëvrasjeve që kanë mbërthyer vendet e eurozonës me ekonomi në krizë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›