E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet drejtori i qendrës kombëtare të barnave

Besnik Jakaj, drejtori i qendrës kombëtare të barnave që nga 2009, nuk do ta mbaj më këtë post. Ai nuk e ka quajtur një dorëheqje dhe as shkarkim nga detyra por një lëvizje politike sipas një marrëveshe mes partisë demokratike dhe Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet.

Jakaj është treguar i rezervuar dhe nuk ka komentuar për largimin apo ndonjë konflikt të mundshëm mes tij dhe ministrisë së shëndetësisë, por si arritje dhe si porosi të fundit, tashmë ish drejtori dha për paardhësinë e tij për sistemin e farmakovigjilencës. Sistem ky i survejimit të barnave që japin efekte anësore tek pacientët që në këtë listë alert i referohen 8 lloje barnash të cilat duhet të hiqen nga tregu.
 

Detyrën e z, Jakaj do ta mbaj të vazhdimësi Arif Shahini. Jakaj tha se përveç fakamovigjilëncës i cila kërkon punë referuar edhe numri të vogël të raportive, z Shahini duhet të shoh me prioritet edhe dhënien e ilaçeve pa recetën e mjekut.
 

Drejori i ri Shahini, i cili pas 5 ditëve do të marrë dertyrën e re të këtij instiucioni të rëndësishëm për sistemin farmaceutik shqiptar vendosi të këtë një takim të dytë të medias në lidhje me atë që do të ketë si prioritet të punës së tij.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›