Arsimi profesional, Tafaj: 5 shkolla dhe 16 bursa në rrethe

Ministria e Arsimit e ka quajtur në kohë apelin për nxënësit e 9- vjeçares që t`i drjeohen arsimit të mesëm profesional. Në kohën kur duhen jo më shumë se 2 javë nga mbarimi i vitit shkollor, Ministri i Arsimit i jep kurajo prindërve dhe mësuseve që të regjistojnë sa me shumë nxënës në shkollat profesionale për shkak se është më e lehtë gjetja e një pune. Për këtë Tafaj garanton hapjen e 5 shkolla profesionale dhe rritjen e bursave për konviktorët në 16 rrethe të Shqipërisë.
Pritshmëria e ministrit të arsimit për vitin e ardhshëm shkollor është rritja e frekuentimit të këtyre shkollave nga 11% që është për momentin në 20%. Kjo sepse do të ketë infrastrukturën e nevojshme dhe do të punohet mirë në tekstet shkollore.
Ministri ka bërë një takim me drejtorët e shkollave profesionale në të gjithë Shqipërinë duke qënë se arsimi profesional është priorite kyç. Gjithashtu risi për vitin e ri shkollor 2012-2013 është krijimi i bordit të shkollave profesionale, i cili do të drejtohet nga një sipërmarrës privat që do të ofroj edhe praktikën e nxënësve në biznesin që ai drejton.