E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon ligji i tokave

Qeveria ka paralajmëruar se brenda këtij viti do te sjelle për ndryshim ne kuvend dy ligje qe synojnë përmirësimin e çështjes se pronësisë. Ministri i Bujqësisë Genc Ruli deklaroi se ndryshimet ligjore, do te bëjnë pronar legjitim një sere familjesh, qe deri me tani janë përdorues te tokës bujqësore, por nuk kane titull pronësie. Shoqata e pronave shpreh shqetësim se ndërhyrja e paralajmëruar ne këto dy ligje, behet ne një kohe kur qeveria prej vitesh nuk po harton dot një fond te posaçme për kompensimin e pronareve te vërtetë. Ndryshimi i ligjeve, prek vetëm ato familje qe janë zhvendosur ne territoret e ish ndërmarrjeve bujqësore. Sipas te dhënave nga shoqata e pronareve behet fjale për rreth 25 mije ha toke qe ka mbetur ende pa u ndare.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›