Ekspertët, për taksat ndaj kompanive celulare

Paralajmërimi i kryeministrit se do te taksoje me shume kompanitë qe fitojnë ne kurriz te qytetareve duke ofruar çmime te larta, për ish-ministrin Anastas Angjeli duket me shume një demagogji. Për çdo ekonomist, një rritje taksash do te thotë rritje çmimesh, ndaj forma qe trumbeton kryeministri për te ulur tarifat është pothuajse e pamundur. Ndërsa deputeti demokrat Sherefedin Shehu thotë se ndërhyrja ne sistemin fiskal është manovër qe çdo qeveri e përdor për te taksuar fitimet e pamerituara te kompanive. Kryeministri i është referuar bankave dhe kompanive celulare, ku sipas tij, për këto shërbime, qytetaret përballen me çmime shume here me te larta se ne vendet evropiane. Kjo deklarate e kryeministrit vjen pak kohe pasi ne tregun e telekomunikacioneve parashikohet një ulje tarifash, kjo për efekt edhe te konkurrencës, por edhe për shkak te zbatimit te metodologjisë çka detyron kompanitë celulare te ulin tarifat për ti përafruar ato me çmimet evropiane. Fushata e nisur ndaj këtyre kompanive duket me shume një veprim, nëpërmjet te cilit kryeministri kërkon te fitoje pike përballe qytetareve.
Shpërndaje