Largohet nga jeta,aktorja, Esma Agolli
Ndahet nga jeta aktorja e mirënjohur e ekranit Esma Agolli, ne moshen 82 vjeçare. Të afërmit e saj tregojnë se largimi nga jeta I aktores erdhi pas një infarkti kardiak që ndodhi në orët e para të ditës së djeshme, në shtëpinë e sja në Tiranë. Ceremonia e varrimit u zhvillua dje në orën 16:00 në një ambient familjar, ashtu sic vetë aktoria kishte lënë porosi.
Esma Agolli është një nga emrat më të njohur të teatrit dhe të kinematografisë shqiptare(lindur më 1 korrik 1928 në Tiranë). Karrierën e saj e filloi në vitin 1948 dhe ka interpretuar rreth 60 role. Veçojme filmat “Mysafiri” në vitin 1979, “Përtej mureve të gurta” në 1979 në rolin e zonjës Neriman, “Fëmijët e saj” në vitin 1957 në rolin e nuses, etj. Esma Agolli mban titullin “Artiste e Merituar”.