Të mësosh fëmijën tënd se si të mendojë
Sa herë që një fëmijë gjen zgjidhjen e një problemi, ai i hap rrugën zgjidhjes së një dyzine apo edhe më shumë problemeve të ngjashme. Kështu që një nga përkufizimet e inteligjencës është; aftësia për të zgjidhur probleme të pa zgjidhura dhe të papritura.Për të zgjidhur një problem, një person ka nevojë të mendojë. Shumica e feve dhe e filozofive dalin në përfundimin se është fati i njerëzimit të ballafaqohet me sfida gjithnjë e më të vështira. Libri biblik i Jobit është një shembull i qartë i kësaj. Rrjedhimi llogjik i kësaj i ka dalë nga mendja shumicës së liderëve shpirtërorë dhe mësuesve. Ky rrjedhim është: çdo fëmijë duhet të mësohet se si të mendojë - të mendojë në mënyrë të pavarur. Për këtë arsye, sfera e të menduarit në mënyrë krijuese është pengesa e ardhshme e rëndësishme që njerëzimi është i detyruar të zbulojë nëse duam të vazhdojmë të evoluojmë, nëse duam të përjetojmë gëzimin e të jetuarit në mënyrë të suksesshme.
Ky libër ka për qëllim t’ju ndihmojë në zhvillimin e inteligjencës së fëmijës tuaj. Përkufizimi i rastit për inteligjencën do të ishte; përdorimi me zotësi i një repertori të gjerë teknikash mendimi. Implikimi i idesë së mësipërme është që çdo njeri nxitet vazhdimisht të zgjidhë probleme dhe të krijojë diçka të re. Kjo do të thotë që çdo fëmijë është në vetvete inteligjent. Por kjo inteligjencë duhet të lëvrohet në mënyrë që të arrihet faza që Erik Erikson e quajti “generativity vs. stagnation” dhe që Masloë e vendosi në majë të “Hierarkisë së Nevojave” si “Vet-plotësim”. Ideja se çdo fëmijë është i aftë të krijojë diçka të re, u përçua veçanërisht nga Skrati dhe pasardhësit e tij intelektual. Duke filluar nga Shekulli i 19-të, kjo ide filloi të pohohej nga një numër në rritje shkencëtarësh, veçanërisht nga Maria Montessori, dhe mbas disa vitesh, edhe nga Alfred Binet, shpikësi i testit standart të IQ. Kështu që, pyetja që ngrihet është: çfarë të bëjnë prindërit për të ndihmuar në rritjen e inteligjencës së fëmijëve të tyre, në mënyrë që fëmija të zotërojë fuqinë mendore për të kapërcyer pengesat që do i zënë rrugën, dhe për të bërë realitet idetë e tij fisnike?
Në fakt, të 50 kapitujt e këtij libri i përgjigjen kësaj pyetje. Ja disa sugjerime paraprake:
Prindërit e rinj dhe ata që presin të bëhen prindër duhet të marrin pjesë në një nga kurset e Edward de Bonno në lidhje me të menduarit në mënyrë që të mprehin aftësitë e tyre të të menduarit dhe të njihen me shumë mënyrat me të cilat mendjet e zaonëshme mund të bëhen mendje krijuese. Kurset e Edward de Bonno mund të gjenden në internet, në adresën www. edwarddebono. com/family.
Profesor de Bono shpall se shkollat bëjnë një punë të mirë në dhënien e mësimit për shkathtësimin e fëmijëve në lidhje me fjalët dhe numrat, por bën një punë të pamjaftueshme kur i mëson fëmijëve aftësi në lidhje me të bërin e gjërave dhe me mendimin. Si rrjedhim, prindërit duhet ndërhyjnë dhe t’u mësojnë fëmijëve të gjitha këto aftësi, sidomos dy të fundit.
Ne nxisim çdo prind, mësuesin e parë të çdo fëmije, të studjojë të paktën dy nga librat e de bono-s që kanë lidhje me të menduarit. Meqë mendja e një fëmije është shumë më komplekse sesa çdo çështje tjetër e studjuar në universitete, të gjithë prindërit duhet të ri-mendojnë përgatitjen e tyre për prindërimin. Ja një shikim i shpejtë i gjashtë prej librave të de Bono-s që kanë lidhje me prindërimin.
a) Të menduarit praktik (1971) “Nëse do më duhej të përmblidhja rregullat e të menduarit të përditshëm, do i reduktoja në vetëm dy: 1. Gjithkush ka gjithmonë të drejtë 2. Të gjithë janë gjithnjë gabim. “Këto nuk janë kontradiktore. Me mendjen e tij, asnjëri nuk është qëllimisht gabim . . . Edhe pse çdo njeri ka gjithmonë të drejtë në kontekstin e tij personal, kjo drejtësi nuk është absolute, por është e kufizuar në atë kontekst. Kjo do të thotë që secili nga ne duhet ti paraprijë arrogancës dhe dogmatizmave të atyre njerëzve që mendojnë se kanë aq shumë të drejtë sa duhet t’u imponojnë idetë e tyre te të tjetët. Kjo arrogancë është gabimi më i tmerrshëm sepse shkon kundër sjelljes natyrale të mendjes për përmirësimin e ideve.
b) Kursi i të menduarit të de Bono-s (1985) “Ti ke dy zgjedhje: 1. Inteligjenca është parapërcaktuar nga gjenet me të cilat ke lindur. Ashtu siç nuk mund të ndryshosh ngjyrën e syve, nuk mundesh as të ndryshosh mënyrën e të menduarit. 2. Të menduarit është një aftësi që mund të përmirësohet duke u stërvitur. Të menduarit nuk ka ndryshim nga aftësitë e tjera, dhe ne mund të përmirësohemi në aftësinë e të menduarit nëse e kemi vullnetin për t’u stërvitur. Këto dy pikëpamje të kundërta mund të ndërthuren thjeshtë.”
c) Gjashtë kapelet e të menduarit (1985) "Ajo çka po vë në krye të këtij libri është një koncept shumë i thjeshtë që i lejon një mendimtari ti bëjë gjërat me radhë. Ai bëhet i aftë të ndajë emocionet nga llogjika, kreativitetin nga informacioni etj. . . . Vënja e secilës prej këtyre kapeleve përcakton një mënyrë të caktuar të të menduarit."
Përktheu Gent Likaj