E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jolanda Guazzoni - Letrat e dashurisë me shqiptarin në vitet ‘20



Sonila Merolli

Qysh ditën e parë që erdhi nuse, ajo qau në odën e saj me dënesë. Askush nuk i kish thënë “Faleminderit!” për kafen. E si mund ta dinte vajza italiane, që në Shqipëri, kjo fjalë është e rrallë, aq më tepër, kur bëhet fjalë për t’u shërbyer prindërve të burrit, apo farefisit namusqar nga Gjirokastra. Që dashuria nuk njeh arsye, kjo është një klishe më se e njohur, por që të arrijë në atë pikë sa të lësh prapa krahëve një nga kryeqendrat e Europës, mes konditave si aristokrate, për të jetuar në Gjirokastër, ku “italiankat” nuk shiheshin me sy aq të mirë, kjo është vërtetë e habitshme. Por ja që nuk e shihte me këta sy Jolanda Guazzoni, përkthyesja e shumë autorëve në italisht dhe më pas kritikja e tyre. Përkundrazi, fakti që po vinte të jetonte në Shqipërinë anakronike i dukej tej mase romantike. Dashuria për Malo Kodrën ishte e palëkundur, të tjerat iknin dhe vinin. Kështu i shkruante në vitet ’20 të dashurit të saj, Malo teksa priste që të bashkoheshin përjetë. Më tej, vinte malli për të dashurin, fjalët në gjuhë të ndryshme, aty-këtu me citate romanike. Kështu ishte ngjizur dashuria e tyre dhe kështu do të mbeste deri në fund të jetës, çka e ka shtyrë të bijën, studiuesen Klara Kodra t’i përmbledhë një libër me botime.
Zonja Kodra, nëna juaj Jolanda Guazzoni, la Romën për hir të dashurisë, ç’mund të na tregoni për rininë e saj?
Ajo ishte një vajzë romane, e bija e një inxhinieri nga Roma dhe skenarist, vëllai i regjisorit Enrico Guazzoni. Jetonte në një shtëpi pranë Koloseumit. Rritur në një ambient të kulturuar, Jolanda qysh në fëmijëri kishte qejf të lexonte. Kishte edhe një motër, që e quanin Gjinevra. Të dyja të bukura, por me bukuri të ndryshme. Mamaja ishte vajzë e urtë, e zhytur në studime, ndërsa tezja ishte tip tepër i hedhur.
Si janë njohur prindërit tuaj?
Asokohe ishte në shkollë të mesme, ndërsa babai ndiqte Fakultetin e Institutit Fizik, në Romë. Babai sapo ishte shpërngulur nga Austria, pasi ishte dashuruar me një vajzë austriake dhe prindërit e çuan në Itali. Ata donin nuse shqiptare. Kur ra në dashuri me nënën time, u tregua i zgjuar. E mbajti të fshehur. Kështu, çdo ditë studenti simpatik kalonte pranë shkollës së mamasë. Mamaja ka qenë shumë e bukur dhe kishte shumë kërkesa. E motra i qëndronte pranë, e ruante, por ja që dashuria nuk pyet.
Cili ishte reagimi i mamasë suaj, kur mori vesh se ishte shqiptar?
Babai në fillim nuk i tha që ishte shqiptar, por u prezantua nga Zara e Dalmacisë, për ta zbutur paksa reagimin e saj. Kur i tregoi të vërtetën ishte vonë, pasi Jolanda Guazzoni ishte kokë e këmbë e dashuruar, madje e priti mirë. I dukej romantik, fakti që i dashuri i saj ishte shqiptar.
Si ua kanë treguar romancën mes tyre?
Gjatë periudhës së cilës ndenjën të dashuruar, ata i shkruanin njëri-tjetrit letra dashurie pa fund, një zakon që e ruajtën edhe më vonë. Kam gjithë ato letra dashurie që i kanë shkruar njëri-tjetrit. Bëhet fjalë për letra romantike, siç diktonte zakoni atëherë. Mbi zarfe shkruanin fraza dashurie, citate poezish, babai fuste ndonjë fjalë gjermane ngase kish studiuar në Austri, ndërsa mamaja ia kompensonte me ndonjë fjalë franceze, më pas fjalët shqip që ia mësonte i dashuri asaj kohe.
Kur u zyrtarizua lidhja, si u prit nga krushqit këtej dhe matanë Adriatikut?
Lidhja u mbajt e fshehtë më shumë sesa dy vjet. Më pas babai bëri kërkesën zyrtare në familjen e prindërve të mamasë. Ata pranuan menjëherë pa paragjykuar faktin se ishte shqiptar, menduan vetëm për lumturinë e vajzës së tyre. Kaq u mjaftonte, por kishin dhe ata shqetësimin e tyre. Meqenëse prindërit e babait tim nuk duhet të dinin asgjë, gjyshërit e mi italianë kërkonin një farë garancie, mbi familjen e dhëndrit. Kështu u fut garant një kushëri i babait, Ferid Vokopola, i cili ka qenë me pozitë. Ai u doli garant, se babai dilte nga familje e mirë, me origjinë aristokrate edhe pse ky term nuk përdorej, gjithsesi një familje mjaft e lashtë në Gjirokastër. Nuk ia prishën dëshirën. Gjyshja ime siciliane kishte shumë simpati për dhëndrin, pasi afronin në karakter, por të dy e kanë dashur shumë. Pas dy vjet fejese, një ditë të bukur babai ua solli në shtëpi dhe i tha: ‘kjo është nusja ime’. Sigurisht që ata u shtangën, por nuk kishin ç’ bënin, para faktit të kryer.
Si ju duk Shqipëria, zakonet, ambienti i ri...?
Natyra i dukej e bukur, por zakonet gjirokastrite i dukeshin paksa të ekzagjeruara. Mbaj mend se më tregonte shpesh një episod nga ditët e para. Kishte qerasur mysafirët me kafe, dhe më pas ishte mërzitur, duke u strukur në dhomën e saj, ku kishte derdhur lot për orë të tëra. Arsyeja ishte se asnjë prej mysafirëve nuk i kishte thënë faleminderit! Ishte mësuar me të tjera zakone. Gjithashtu më ka treguar sesi me qetësi babai i kishte shpjeguar se nuk e kishin nga ligësia, por nuk ishte zakon i tyre, përkundrazi detyrë.
Po raporti me vjehrrën?
Më rrëfente se e ka pasur të vështirë të ambientohet, për më tepër gjyshja ime gjirokastrite ishte paska e rreptë, si vjehrrat e asaj kohe... Mamasë në fillim nuk i jepej shumë për punë shtëpie, aq më tepër vinte nga një derë e madhe me shërbëtorë, ndërsa këtu iu desh të punonte. Por kishte vullnet të mirë. Më pas u mësua. Gatuante shumë mirë me kuzhinë italiane, ndërsa gjyshja me kuzhinë shqiptare orientale. Në fakt prindërit e mi kanë jetuar në vende të ndryshme, kësisoj mamaja ime ka shpëtuar paq nga kontradiktat dhe ka pasur kohë të merret me veten.
Si ishte fëmijëria juaj?
Prindërit e mi ndjenjën 14 vjet pa fëmijë. Në fillim nga lëvizja nga një vend në një tjetër, më pas lufta... Në Korçë qëndruan pak më gjatë, deri më 1939, më pas erdhën në Tiranë. Jolanda donte fëmijë. Para se të vinim në jetë, ajo mbante një maçok, të cilin e quanin Fulveto, prej ngjyrës së kuqe. E tregonte si legjendë. Macet ishin të pranishme ngaherë. Ajo na dhuroi një fëmijëri të lumtur, mua dhe motrës Etelit, të mbushur me përralla dhe tregime, me kukulla stofi, që vetëm ajo kishte fantazinë t’i bënte. Italishten na e mësoi që në moshë fare të vogël, si dhe dashurinë për letërsinë italiane. Fillova të lexoj shumë shpejt, që në vegjëli. Nuk mbaj mend kur nisa të mësoj, por ka qenë herët. Nuk ishte një mama tradicionale, që kërkonte qëndismat, atë e shihje gjithë kohën me libër në dorë.
Ishte e rreptë?
Jo aspak, përkundrazi ishte liberale, e butë dhe komunikonte me ne, na tregonte kujtimet e pafundme të rinisë, ndërsa ne fantazonim mbi Italinë, Romën, sesi mund të ishte... Korçën e ka dashur shumë. Qëndruan gjatë dhe jetuan shumë mirë.
Lidhi shoqëri me shqiptare?
Mamaja shoqërohej me italianet e martuara në Shqipëri. Një ndër to ishte Ana Baçe, torineze, deri në fund të jetës ruajti miqësinë me zonjën De Stefani, por dhe me një arbëreshe, zonja Skiroi. Si të thuash, e kish krijuar një “mini Itali”, derisa i larguan qytetarët italianë. Ndërsa mamaja ishte me nënshtetësi shqiptare, kështu që nuk pati probleme.
Shkonte shpesh në Romë?
Shkonte herë me babain, herë vetëm. Kur udhëtonte vetëm, i riktheheshin zakonit të tyre të letrave romantike, çdo ditë. Nga 1943 deri në 1962, nuk mundi më të ikte në Itali, siç ishte koha. Më pas u lirua paksa për italianët e martuar në Shqipëri. Plot 18 vjet, përsërisnim të njëjtën legjendë: Vitin tjetër do të shkojmë në Itali. Gjithnjë gjendej një sebep, fejesa e dajës, dasma, lindja e fëmijëve... vajtja në Itali ishte kthyer në një ëndërr tanimë, e cila nuk na u realizua.
Shprehu ndonjëherë pendim që u martua në Shqipëri?
Vuante nga malli, por kurrë nuk u pendua që u martua në Shqipëri, dhe aq më pak me babain tim. E dashuroi deri në fund të jetës. Për më tepër ajo ishte tip i sakrificës.

Infiniti baci
Cordialissimi e pieni
d’amore appassionato

Lunedi-martedi, 14-15 , XI-32
Carissima Jolanda, Carissima mogliettina!!!
Con infinita gioia ho riccevuto ogi tre tue lettere cosi care e affetuose da rendermi assai contento, fellicissimo...Tanti cari baci e infinito amore ti do il tuo maritino da lontano, per tanta goia e fellicita che li procuri.Le tue lettere sono per me che ti tengo vicino, tutto quante possa essere di sollievo e bono per un’ cuore infranto dal dolore e dal desiderio come il mio! Ti amo Jolanda, ti amo tanto tanto, immensamente! Non posto scrivelocon parole quante benne ti voglio, le stesse parole pur messe al superlativo, trovo che non sonnoin livello di esprimere tutto quanto sente’ il mio cuore caliente. Il bene che ti vuole e d’amore imenso tu sei per me tutto al questo mondo, tutto quanto piu sacro mi’ e’, la mia stessa vita che ti appartiene conpletamente! Non era forse per il tuo imoenso amore che nutrivi, di non aver presso il consiglio di nessuno oltre a quello dell mio cuore, per la nostra fellice unione, che il buon Dio consenti’ per l’eternita?!
Ti penso da lontano per guarirmi di tutti i' mali....

puthje pa fund
besnike mbushur plot
dashuri pasionante...

E hënë- e martë, 14-15 , XI-32
E dashur Jolanda, e dashur gruaja ime!!!
Me gëzim të madh i prita sot tri letrat e tua, kaq të shtrenjta dhe të dashura për mua, që më rikthyen gjallërinë, lumturinë. Puthje dhe dashuri pa fund të nis për së largu, për gëzimin dhe lumturinë që i sjell. Letrat e tua për mua që të mbaj me vete, janë lehtësim për zemrën time të thyer nga dhimbja dhe nga dëshira si kjo imja! Të dua Jolanda, të dua më tepër nga sa mund të thuhet, pafundësisht. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë sesa shumë të ndjej, të njëjtat fjalë thënë me superlativa, dhe sërish nuk e gjej veten në nivel për të shprehur gjihcka ndien zemra ime e nxehtë. Sa shumë të do dhe se je cdo gjë në këtë botë, madje më e shenjta! Jeta ime të përket plotësisht! Falë dashurisë tënde të thellë që ushqeje ndaj meje, nuk more parasysh asnjë këshillë tjetër përveçse atë të zemrës sime, ç’ka solli lidhjen tonë të shtrenjtë, që Zoti i madh na e mundësoi deri në përjetësi!!
Të mendoj për së largu, për t’u shëruar nga gjithë të këqijat!

a te sempre
vola l’anima mia
per te tutto il mio
amore e tutti i miei
baci....
Mio adorato Malo...
Questa mattina ho ricevuto la tua cartolina che mi e molto cara, spero che ci fose qualche lettere..pero...ci sara domattina. Mi annoio molto molto senza il mio amore e con tutta l’anima spero venga presto il giorno. Quando tu eri qui, vicin al mio amore, la dolcezza dei tuoi baci rienpiva di felicita la mia anima...aseno chon tanta gioia perche l’amor mio mi’ e lontano...lontano...
I dashuri, i dashuri mein Malo, tesoro mio, quante ti abracio il mio cuore, con quante intenso amore..Ti amo!!!...Ti avro’ vicino vicino al mio cuore. Oh dashuri mio Malo che noia, che tristezza senza di te! E’ tanto vuota la mia vita senza i tuoi baci dolci, senza le le tuecare paroled’amore!... Ti adero con tuttë il cuore, mein limbe. La mia vita non e dolce, la gioia non e nella mia anima che quante tu non sei, che nostalgjia di quella vita tanto dolce e tanto cara di quando eravamo vicini!!..Avendo il mio cuore, tutto mi rallegrava, tutto per me era di gioia. Speriamo che giunga presto il tempo di rivederci e di essere tanto felici... Nel pomeroggio di ieri sono uscita con mamma e papa’. Abiamo fatto una passeggiata verso Prati di Castello. Gli eravamo un po’ seduti in quki giardini quando mi’ s’e’ arrampicato un grillo sulle gambe..!!Quindi ritornamo a casa. Che noia senza di te Malo. Tu sei sempre nel mio cuore, il mio amore per te e’ imenso. Spero di aver’ preso qualche tua fotografia. I miei ti saluttano tutti.
Ti amo piu di agni cosa...l’amore e i baci piu dolci.
Sempre tua Jolanda!!!

e jotja gjithnjë
fluturon ky shpirti im
tek ty gjithë dashurinë
dhe puthjet e mia...
I adhuruari im Malo
Sot në mëngjes mora kartolinën tënde shumë e dashur për mua, shpresoja mos kishte dhe një letër...por...do të vijë nesër në mëngjes. Mërzitem tmerrësisht shumë pa të dashurin tim, aq sa me gjithë shpirt lutem që dita të vijë shpejt. Kur ti ishe këtu, pranë dashurisë sime, ëmbëlsia e puthjeve të tua e mbushte plot lumturi shpirtin tim...e theksoj me gëzim, pasi i dashuri im më gjendet larg..larg..I dashuri, i dashuri mein Malo, shpirti im, kur të përqafon zemra ime me shumë dashuri..Të dua!!!...Do të të mbaj pranë-pranë zemrës sime. Oh i dashuri im Malo çfarë mërzie, çfarë trishtimi pa ty! Jeta ime është kaq bosh pa ty, pa puthjet e tua të ëmbla, pa fjalët e tua me të cilat më shpreh ndjenjat!... Do të të dua me gjithë qenien time, mein limbe. Jeta ime nuk ka ëmbëlsi, gëzim nuk ka në shpirt kur nuk të kam pranë. Sa nostalgji nga ato ditë aq të dashura kur kishim njëri-tjetrin pranë! Duke pasur pranë zemrën time, çdo gjë më lumturonte, çdo gjë më mbushte me gëzim. Le të shpresojmë që të jetë afër dita e ribashkimit tonë, kur më në fund do të jemi të lumtur...Dje pasdite dola me nënë dhe babain. Bëmë një shëtitje nga livadhet e Kështjellës. Teksa qëndronim ulur në kopshtet dhe sodisnim natyrën, një bulkth mu ngatërrua nëpër këmbë...!! Më pas u kthyem në shtëpi. Sa jetë e mërzitshme pa ty Malo. Mos harro ti je gjithnjë në zemrën time. Shpresoj që së shpejti të më nisësh nj fotografi tënden. Ke të fala nga e gjitha familja. Të dua më shumë se çdo gjë tjetër...dashurinë dhe puthjet më të ëmbla janë të tuat.
Përgjithnjë e jotja Jolanda!!!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›