Largohet nga shtepia me femijet pa adrese policia e rikthen ne Kavaje

Nje grua eshte ndaluar nga policia e Lacit se bashku me tre femijet e saj te mitur pas largimit pa lene adrese nga banesa e saj ne Synej te Kavajes. Burime zyrtare te policise se Lezhes bejne te ditur se dy dite me pare rreth oreve te mesdites pas nje pune te mirorganizuar te strukturave te komisariatit te policise Kurbin eshte bere e mundur gjetja e shtetases Violeta Bekshiu 31 vjece me banim ne fshatin Bukaq Synej te rrethit Kavaje. Gruaja e re ka qene se bashku me tre femijet e saj te mitur V. B. 12 vjec J. B. 9 vjec dhe N. B. 6 vjec te cilet kane qene te shpallura ne kerkim nga komisariati i policise Kavaje si te larguara nga banesa e tyre. Te njejtat burime shtojne se keto shtetase iu dorezuan strukturave te komisariatit te policise Kavaje.