Basha-Mangareli Tirana qender kunder krimit ne Ballkan Madhesia e germave Klevisa Decja 10/09/2010 100600

Basha - kreu i Policise Italiane marreveshje per te mbrojtur deshmitaret
Toleranca zero ndaj krimit te organizuar korrupsionit dhe trafiqeve te paligjshme eshte pika e perbashket e kontaktit midis Shqiperise dhe Italise. Gjate takimit te zhvilluar midis krereve me te larte te policive te te dy vendeve eshte vene ne dukje bashkepunimi i ngushte dhe i metejshem ne luften kunder krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme dhe krimit transkufitar. Drejtori i Pergjithshem i Policise Italiane Antonio Manganeli gjate takimit te zhvilluar diten e djeshme ne kryeqytet me ministrin e Brendshem Lulzim Basha dhe kreun e Policise Shqiptare Hysni Burgaj ka deklaruar se Tirana do te jete qendra e koordinimit te te gjitha iniciativave per Ballkanin. Po ashtu z.Manganeli dhe z.Burgaj kane ndare te njejtin mendim per sa i perket faktit qe lufta e vertete kunder krimit te organizuar eshte sekuestrimi i pasurive te tyre ne menyre qe te behet i varfer ai qe eshte pasuruar ne saje te aktivitetit kriminal. Te njejten deklarate e ka bere pak kohe me pare edhe ministri i Brendshem italian gjate vizites ne vendin tone. Me tej kreu i Policise Italiane gjate takimit eshte shprehur se ne jemi ketu per te konfirmuar dhe nje here bashkepunimin e shkelqyer mes dy vendeve. Duam qe Tirana te behet qendra me e madhe e bashkepunimit nderkombetar te Policise Italiane per Ballkanin.
Nderkohe ministri Basha gjate takimit ka vleresuar bashkepunimin e suksesshem midis policive te te dy vendeve dhe eshte shprehur se asgje nuk eshte me e rendesishme per qeverine shqiptare se lufta me tolerance zero ndaj krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme dhe korrupsionit. Asgje nuk ka sherbyer me shume sesa kjo lufte per te transformuar vendin imazhin e tij per te perparesuar procesin e integrimit e ne vecanti levizjen e lire te qytetareve shqiptare qe pritet te realizohet se shpejti. Per zbatimin e ligjit Antimafia ministri Basha ka kerkuar nga pala italiane qe te rritet niveli i shkembimit te informacionit dhe pervojes mes dy policive me qellim identifikimin dhe konfiskimin e pasurise se krimineleve te arrestuar dhe atyre ne kerkim. Sipas Bashes per te luftuar grupet e organizuara qe ushtojne veprimtarine e tyre kriminale ne te dy vendet duhet te krijohen grupe te perbashketa pune per goditjen e shpejte te tyre. Po ashtu ministri i Brendshem i ka shprehur gatishmerine kreut te Policise Italiane per te nenshkruar nje marreveshje te perbashket per mbrojtjen e deshmitareve e cila eshte mjaft e rendesishme ne goditjen e trafiqeve te paligjshme. Ndersa drejtori i Pergjithshem i Policise Burgaj eshte shprehur se vetem gjate ketij vitit ne kuader te zbatimit te Ligjit antimafia eshte bere i mundur sekuestrimi i mbi 5 milione euro personave te implikuar ne veprimtari kriminale. Per te rritur vleren e aseteve kriminale te sekuestruara dy kreret e policive kane shqyrtuar disa aspekte ku duhet te perqendrohet bashkepunimi i metejshem mes policise shqiptare dhe asaj italiane. Si pika me te rendesishme per arritjen e rezultateve ne luften kunder krimit te organizuar eshte vleresuar ngritja e grupeve te perbashketa hetimore ne perputhje me legjislacionin vendas. Po ashtu asistimi i punonjesve te struktures se sapokrijuar ne Policine e Shtetit ate te sekuestrimit te aseteve kriminale qe eshte krijuar ne pershtatje dhe me Ligjin antimafia. Dhe nje tjeter pike e rendesishme eshte krijimi i pikave te perbashketa te kontaktit per sa u perket pikave kufitare portale apo aeroportuale ne menyre qe te behet nje shkembim informacioni sa me i shpejte dhe ne kohe reale. Keto jane synimet ne te ardhmen te Policise Shqiptare dhe asaj Italiane e cila duke u vene ne dijeni te punes se bere nga forcat e rendit ka vleresuar maksimalisht arritjet. Me tej gjate takimit z.Burgaj ka deklaruar se bashkepunimi i deritanishem ka qene ne nivelet me te larta dhe jane finalizuar me sukses operacione te perbashketa e ky takim do ti sherbeje vendosjes se pika te perbashketa te kontaktit per te cuar me tej rezultatet. Me Italine jane shtuar dhe oficeret e kontaktit dhe kjo mase ka rezultuar mjaft rezultateve. Lidhur me kete ceshtje drejtori i Policise Italiane Manganeli eshte shprehur se kemi konkluduar per nje shkembim hetuesish per hetimin e ceshtjeve te perbashketa dergimin e hetuesve shqiptare ne Itali dhe atyre italiane ne Shqiperi si dhe per realizimin e kurseve te vazhdueshme te formimit per te garantuar qe te gjithe hetuesit e 2 vendeve te kene nje baze te njejte pergatitjeje per sa i perket teknikes. Sipas z.Manganeli Italia vetem gjate ketij viti ka bere sekuestrime ne vleren 9 miliarde euro dhe mafias i duhet hequr arsyeja e ekzistences se tyre qe eshte pasuria. Ne duam te varferojme mafian dhe po e bejme - tha Manganeli. Si rezultat i punes se perbashket midis Policise Shqiptare dhe asaj Italiane gjate muajve te fundit jane realizuar nje sere operacionesh nder te cilat Sun rise dhe Ura dhe eshte bere arrestimi i pjesetareve te grupeve kriminale.