E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia lajmi per rrembimin e femijes 7-vjecar ne Prush i pavertete

Policia e kryeqytetit eshte ngritur ne kembe per gati nje ore diten e djeshme pas nje njoftimi ne sallen operative se nje femije ishte rrembyer ne fshatin Prush ne periferi te Tiranes. Ne vendngjarje shkuan edhe vete kreret e policise se kryeqytetit. Brenda nje kohe mjaft te shkurter policia gjen femijen duke luajtur ne oborrin e nje banese prane xhamise se fshatit nderkohe qe deklaroi zyrtarisht se te gjitha njoftimet per marrjen peng te nje femije shtatevjecar ne fshatin Prush prane Tiranes ishin krejtesisht te paverteta. Burime policore bene te ditur se femija u gjet duke luajtur ne oborrin e baneses ku kishte shkuar per embelsira nderkohe qe askush nga familja e tij nuk kishte shkuar ne kete familje per te kerkuar femijen. Policia pas verifikimeve te bera ne vendngjarje konkludoi se 7-vjecari me iniciale F. Gj. kishte dale me rastin e festes se Fiter Bajramit per te mbledhur karamele neper shtepite e fshatit bashke me dy moshataret e tij te shtepia e ketyre te fundit ne fshatin Prush. Sipas policise femija eshte intervistuar dhe ka shpjeguar se ishte larguar nga banesa e tij dhe kishte shkuar per te marre karamele mandej po luante me dy moshataret e tij ne shtepine e tyre. Sipas femijes ai kishte shkuar me deshiren e tij ne shtepine e shokeve te vet pa asnje lloj kercenimi ose force. Gjate intervistimit te femijes ekspertet e keqyren ate se jashtmi duke dale ne perfundimin se ai ishte ne gjendje shume te mire shendetesore dhe se ne trup dhe ne rrobat qe mbante veshur nuk kishte asnje shenje te perdorimit te dhunes ndaj tij. Pas gjetjes se femijes ai bashke me babane e tij dhe te dy bashkemoshataret e tij jane intervistuar ne ambientet e komisariatit te policise nr. 6 Tirane dhe jane lene te lire. Po referuar burimeve policore ngjarja e pavertete u be publike dje ne oren 1030 pas nje telefonate te mberritur ne sallen operative te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane ku sinjalizohej se nje automjet tip Mercedes-Benz me ngjyre te zeze kishte levizur me shpejtesi nga rruga kryesore e fshatit Vaqarr per ne drejtim te fshatit Gropaj dhe personat qe udhetonin me kete automjet dyshohej se mund te kishin marre peng shtatevjecarin F. Gj. banues ne fshatin Prush te Tiranes. Pas mberritjes se policise ne vendngjarje kjo telefonate rezultoi pas pak oresh krejtesisht e pavertete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›