E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet dhe vidhet kambisti ne kerkim dy autoret

Policia dyshon se dy te kerkuarit jane perdorues droge dhe per kete arsye kane grabitur kambistin per ti marre leket per te blere lenden narkotike

Nje kambist i licencuar qe ushtronte aktivitetin e tij prej disa vitesh ne qender te kryeqytetit eshte goditur dhe grabitur ne menyre te papritur nga dy persona te paarmatosur ende te paidentifikuar nga Policia e Tiranes. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te mesdites se djeshme ne bulevardin Bajram Curri ndersa kambisti ndodhej ne hyrje te nje pallati ne kryeqytet. Nga policia eshte bere i ditur vetem emri i te demtuarit dhe sipas burimeve policore mesohet se ushtronte aktivitetin ne menyre te ligjshme. Sipas burimeve Pajtim H. eshte goditur me sende te forta nga dy agresoret te cilet nuk kane qene te armatosur duke i marre te gjitha parate qe kishte pasur me vete.

Me pas autoret e krimit jane larguar menjehere ne drejtim te paditur ndersa uniformat blu te Tiranes porsa jane vene ne dijeni kane shkuar ne vendngjarje dhe kane ngritur nje grup pune per te hetuar rreth sulmit te bere ndaj Pajtim H. Ky i fundit eshte transportuar menjehere per ne spital per te marre ndihme mjekesore pas demtimeve qe ka marre nga goditja me mjete te forta nga dy autoret e krimit. Sipas burimeve policore autoret e sulmit kane qene dy persona dhe forcat e rendit jane duke punuar per te bere te mundur identifikimin dhe kapjen e tyre.

Njera piste e hetimit eshte se dyshohet se dy te kerkuarit jane perdorues droge dhe per kete arsye kane grabitur kambistin per ti marre leket per te blere lenden narkotike. Nderkaq policia e kryeqytetit eshte duke hetuar pista te tjera qe mund te cojne ne identifikimin dhe kapjen e autoreve por nga hetimet paraprake ka rezultuar se Pajtim H. ka ushtuar aktivitetin konform ligjit. Duke iu referuar burimeve nga policia shuma e parave qe i jane grabitur kambistit nuk eshte e madhe. Shuma e sakte e parave te grabitura nuk eshte percaktuar ende dhe nga policia nuk ka nje shifer zyrtare. Nderkohe policia ka marre ne pyetje te demtuarin per te bere identifikimin e autoreve dhe per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›