E Shtunë, 31 Tetor 2026

Will.i.am mik, e jo i dashur

Will.i.am ka hedhur poshtë fjalët se ai është i adhuruari i femrave,duke thënë se femrat e shohin atë si një mik e jo si të dashur.

Këngëtari i grupit “Black Eyed Peas” Will.i.am i cili kohëve të fundit është ndarë nga e dashura e tij e fshehtë pas tetë vitesh dhe së fundi ka pasur spekulime se ai është në lidhje me këngëtaren Cheryl Cole thotë se ai është bërë një këshillues për femrat.

“Unë nuk jam aventurier, femrat më shohin si mikun e tyre asgjë më shumë. Kohëve të fundit jam bërë një përkëdhelës dhe këshillues i tyre”, tha Will.i.am për The Sun.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›