E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronan Keating lufton për martesën e tij

Këngëtari i grupit Boyzone, Ronan Keating cili kohëve të fundit u zbulua se ka tradhtuar gruan e tij me valltaren Francine Cornell, është duke luftuar me çdo kusht ta shpëtojë martesën e tij.

Ai ka anuluar të gjitha angazhimet e tija të punës këto tri javët e ardhshme, për të rregullua marrëdhëniet me gruan e tij.

“Unë ndihem i shkatërruar, ndihem tmerrshëm për atë që kam bërë. Por unë nuk heqë dorë nga gruaja ime, do të mundohem ta bind se martesa jonë e meriton edhe një shans”, u kishte thënë Ranon shokëve të tij sipas News of the World.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›