E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet prokurori amerikan i 21 Janarit

TIRAN - Autoritetet e drejtesise amerikane me shume gjasa e kane terhequr prokurorin Majk Kein i ardhur per asistence dhe ndihme keshilluese per prokuroret e ceshtjes se 21 janarit. Ai eshte larguar prej se premtes nga Tirana drejt SHBA-ve nderkohe qe si Prokuroria si Ambasada Amerikane nuk thone jo nese i pyet drejtperdrejt per largimin e zotit Kein i cili kishte sugjeruar madje edhe trajtim te bute.


Per drejtuesit e gardes per hetimin e te cileve prokuroria u detyrua te bente nje lloj marreveshje me kreun fuqiplote te Ekzekutivit nen bresheri akuzash te perditshme publike qe shkuan deri ne lavire bulevardi per kryeprokuroren Ina Rama.


Prokurori Kejn me gjasa eshte zevendesuar me nje grup ekspertesh te Byrose Federale te Hetimit FBI-se qe kane mberritur oret e fundit. Te pyetur nese z. Kejn eshte larguar apo jo burime zyrtare te Ambasades ne Tirane pergjigjen terthorazi se eksperte te FBI-se ndodhen ne Shqiperi dhe po ofrojne mbeshtetje teknike dhe keshilluese per hetimin e ngjarjes se 21 janarit.


Nderkaq nga ana tjeter burimet e grupit hetimor te kesaj ceshtje u shprehen se qe nga e premtja e kaluar 18 Shkurt prokurori amerikan nuk eshte dukur me ne institucionin e akuzes edhe pse qe nga data 1 shkurt e kendej ai paraqitej cdo dite ne prokurori duke analizuar dhe keshilluar prokuroret dhe hetuesit e ceshtjes.


Prej se premtes z. Kejn nuk erdhi me. Kurse te henen jane paraqitur ne prokurori kater eksperte te FBI-se te specializuar ne fusha te ndryshme si ajo teknologjike te armeve apo edhe rikrijimit te skenave te ngjarjes.


Gjate paradites se djeshme ne zyrat e prokurorise eshte zhvilluar nje analize mes hetuesve dhe eksperteve te FBI-se te cilet kane kerkuar te njihen me aktet e perfunduara te eksperteve te Mjekesise Ligjore apo edhe te laboratorit te Policise Shkencore-thuhet nga burimet e Prokurorise se Pergjithshme. Gjithashtu mesohet se ekspertet e FBI-se kane kerkuar nga prokuroret e ceshtjes te njihen edhe me akt-ekspertimet teknike dhe krahasuese te armeve.


Kane kerkuar ekspertet e FBI-se qe te asistojne brenda laboratorit te Policise Shkencore gjate ekspertimeve te armeve te efektiveve te Gardes se Republikes qe mendohet se kane qelluar diten e demonstrates se 21 janarit nga brenda rrethimit te kryeministrise-thuhet nga burimet.


Nderkaq burimet zyrtare prane Institutit te Mjekesise Ligjore konfirmuan per Shekullin se kane perfunduar dhe jane derguar akt-ekspertimet e keqyrjes dhe pershkrimit te viktimave dhe autopsia e trupave te tyre.


Jane derguar te gjithe akt-ekspertimet e perfunduara si ai i vdekjes se Ziver Veizit Hekuran Dedes e Faik Myrtos dhe te plagosurve me arme zjarri. Keto raporte tashme ndodhen ne zyrat e prokuroreve te ceshtjes-thane burimet prane Institutit te Mjekesise Ligjore.


Gjithashtu burimet prane akuzes shtuan se gjate diteve ne vazhdim po punohet ne rikeqyrjen e pamjeve filmike renditjen e shkresave te sekuestruara me cilesine e proves materiale dhe administrimin e akt-ekspertimeve te ndryshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›