Ligj te ri per te ulur shperblimet e punonjesve
TIRAN- Qeveria shqiptare kane ndermarre nje nisme te re per te ulur shumen e parave qe marrin ne forme shperblimesh institucionet shteterore jo buxhetore.
Nese deri me tani punonjes te administrates apo ndermarrjeve te ndryshme shteterore qe nuk marrin para nga buxheti i jane gezuar pagave dhe shperblimeve krahasimisht me te larta me koleget e tyre kjo duket se do te marre fund brenda nje kohe te shkurter.
Fondi i pagave por kryesisht ai i shperblimeve do te vendoset bazuar mbi disa kufij te percaktuar nga Keshilli i Ministrave si dhe ecurise financiare te ndermarrjes dhe jo mbi deshirat e organeve te tyre drejtuese.
Mjaft institucione publike si dhe ndermarrje shteterore apo gjysme shteterore jane te pavarura ne percaktimin e nivelit te shperblimeve per punonjesit. Deri me tani masa e shperblimeve ne to percaktohej nga organet kolegjiale drejtuese kryesisht duke u bazuar mbi situaten financiare te kompanise.
Fondi i pagave perben rreth nje te gjashten e totalit te shpenzimeve buxhetore per vendin. Nisur nga ky tregues por edhe te dhenat e auditimeve nga organet shteterore apo edhe kontrollet qe kryer KLSH-ja te cilat kane zbuluara abuzime te konsiderueshme me fondet e pagave dhe shperblimeve nga institucione shteterore apo gjysme shteterore kane detyruar ekzekutivin te veje dore ne kete drejtim.
Propozimet ligjore te cilat tashme kane ardhur ne Kuvend dhe pritet te diskutohen ne ditet ne vazhdim percaktojne nje sere kufizimesh.
Keshtu per shembull masa e shperblimeve ne keto institucione do te jete e njejte me ate qe perfiton nje punonjesi i administrates publike. Ne kete rast per percaktimin e mases se shperblimit do te merren parasysh kufijte maksimal dhe minimal te vendosur nga Keshilli i Ministrave.
Nderkaq rregulla edhe me te forta jane parashikuar te vendosen ku behet fjale per ndermarrje te cilat kane bilanc negativ dhe subvencionohen nga buxheti i shtetit. Ne kete rast do te jete qeveria ajo qe vendos per nivelin e pagave apo dhe modulet e shperblimeve te punonjesve ne fjale.
Masa e shperblimeve ne keto institucione eshte e parashikuar te jene te njejta me ato te administrates publike dhe gjithashtu eshte e garantuar me fondin i cili percaktohet vetem pas miratimit te rezultatit financiar vjetor.
Per ndermarrjet shteterore te cilat jane ne humbje apo subvencionohen nga shteti Keshilli i Ministrave cakton rregulla te vecanta per nivelin e pagave dhe te shperblimeve pas propozimit te ministrit te linjes - citohet ne relacionin qe shoqeron ndryshimet ligjore te propozuara.
Bashke me kufizimet per ndermarrjet shteterore ligji i ri parashikon edhe te drejten e keshillave te qarqeve apo te komunave per percaktimin e pagave per punonjesit e tyre. Edhe ne kete rast vendimi organeve drejtuese te tyre duhet te jete brenda kufijve minimale dhe maksimale te pagave te percaktuara nga Keshilli i Ministrave.
Pagat te cilat do te percaktohen nga keshillat jane ato per funksionaret e emeruar apo te zgjedhur. Keshillat gjithashtu do percaktojne edhe shperblimet mujore per keshilltaret apo kryetaret e fshatrave i cili nuk mund te jete me i larte se 10 e pages qe ai merr. Propozimet e qeverise pritet te diskutohen ne Komisionin e Ekonomise dhe me pas do te votohen ne seance plenare.
Reforma ka nisur qe ne shtator 2010
Puna per ndermarrjen e nje reforme te tille ka disa muaj qe ka filluar. Qe prej shtatorit te vitit te kaluar ka funksionuar nje grup pune i posacem i drejtuar nga zevendesministri i Financave Nezir Haldeda i cili ne bashkepunim edhe me perfaqesues te tjere te institucioneve qendrore kane ndermarre verifikimet e nevojshme te organikes dhe nivelit te pagave te institucioneve te ndryshme publike. Ne fund grupi ka dale ne propozimet te cilat jane miratuar tashme edhe nga qeveria.