E Diel, 1 Nëntor 2026

"Larje hesapesh"ekzekutohet në mes të Tiranës një person

TIRANE-Një person me precedente penale është ekzekutuar për me armë zjarri në afërsi të qëndrës së Tiranës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të mesditës së sotme në afërsi të zonës të njohur si “Ushtari i Panjohur” tek sheshi "Avni Rustemi" kur zona ka qënë e populluar me shumë njerëz pasi shumë pranë ndodhet dhe një treg i madh fruta-perimesh. Dyshohet se persona ende të panjohur mbi një motor kanë qëlluar në drejtim të një benzi luksoz, ngjyrë e zezë me targa TR 0626 C, duke plagosur rëndë shtetasin Franc Konomi, 46 vjec i sapo kthyer nga Gjermania. Mësohet se Konomi humbi jetën rrugës për në spital, ndersa autoret jane larguar vetem pasi kane shkarkuar gjithe plumbat e armeve mbi automjet.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe po heton mbi ngjarjen e rëndë. Në vendgjarje janë gjetur dhjetra gëzhoja plumbash ndërsa automjeti është shpuar me 10 plumba. Sipas efektiveve te policise, Konomi mori 6 plumba në trup. Policia nderkohe ka ngritur postblloqe me qellim kapjen e autoreve te mundshem.

Pista e pare e hetimit eshte ajo per larje hesapesh te vjetra. Mesohet se viktima njihet si person me precedente penale. Ai eshte arrestuar dhe me pare per veprat penale te gjobvenies dhe vrasjes. Ai dyshohet se me 7 prill te vitti 1992 bashke me Naim Zyberin ka kryer atentat ndaj Gazmend Muçës. 23-vjeçari Muça ishte një nga të “fortët” e Tiranës që njihej në gjithë vendin për bëmat e tij. Atentatorët e Muçës u identifikuan dy miqtë e tij, Naim Zyberi dhe Franc Konomi, të cilët e qëlluan me breshëri automatiku pas një zënke banale. I pari më pas u arrestua dhe la burgun vetëm në revoltat e 1997-ës. Por, që vetëm pak muaj më vonë ai u ekzekutua në një nga dhomat e spitalit të Milanos, ku kurohej pas një atentati me mjaft bujë. Ndërsa për të dytin, Konomin, është fakt se prokuroria asnjëherë nuk ka pasur prova. Ai ishte kthyer prej pak kohesh nga Gjermania, pasi ishin "shuar" dhe rene ne heshtje hakmarrjet e grupit te djemve te "Rruges Bardhyl".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›