E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta PEBerisha: Opozitatë bashkëpunojë

TIRANE- Kryeministri Berisha përshëndet Parlamentin Europian për miratimin e rezolutës për Shqipërinë dhe premton plotësimin e të gjitha kërkesave të cilat i adresohen qeverisë në këtë rezolutë.

“Qeveria ime mbetet e vendosur për të ndërmarrë cdo reformë për të zbatuar cdo ligj e vendim që procesi i integrimit të vendit të jetë i pandalshëm “- tha Berisha.
Berisha i bëri thirrje opozitës “Të fillojmë pa vonesë shqyrtimin e materialeve të votimit”

“është detyrim moral i maxhorancës ndaj opozitës por dhe e drejtë ligjore e cdo grupi deputeti hetimi i materialeve zgjedhore. I qëndrojmë vendimit që ju të udhëhiqni komisionin dhe të keni shumicën në këtë komision. I qëndrojmë vendimit që ju si opozitë të hartoni të gjitha amendamentet për zgedhjet e ardhshme në mënyrë që të keni të gjitha garancitë për zgjedhjet e ardhshme.”- deklaroi kryeministri Berisha nga foltorja e parlamentit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›