E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks për pajisjen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike

Poni: Mund të zgjatet shërbimi


Ministria e Brendshme nuk përjashton edhe mundësinë e zgjatjes së orareve dhe ditëve të shërbimit, në qendrat e aplikimit për pasaportën dhe kartën e identitetit. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, pohon se është rritur ndjeshëm, ritmi i aplikimeve. "Ka pak më shume se një javë që jemi në kapacitetet maksimale, aplikimit për pasaporta kanë kaluar mbi 770 mijë aplikime. Deri më sot ritmi i prodhimit ndjek normalisht, po e quajmë, aplikimin që do të thotë pak më shume se 730 mijë pasaporta janë prodhuar dhe të dërguara pranë zyrave të komisariateve të policisë përkatëse. Ndërkohe që diku te 680 mijë pasaporta janë tërhequr nga qytetaret", tha Ferdinant Poni, zëvendësministër i Brendshëm. Ai sqaron se nëse do të ketë fluks që mund të shkojë rreth 9 mijë aplikime në ditë, atëherë kjo mund të shoqërohet me shtim të afatit të tërheqjes së dokumenteve të prodhuara. "Nëse do venë 150 mije akoma, për shkak se aplikojnë 7-8 mijë, natyrshëm mund të ketë një rrëshqitje në afatin kohor. Por kjo nuk do i pengojë emigrantët as të hyjnë, as të dalin. Nëse pasaporta e re nuk është prodhuar, nuk i pengon askush të shkojnë me dokumentin e vjetër. Nëse është prodhuar dhe kanë vizën sikurse të gjithë e dinë, marrin dhe pasaportën e re, të dyja së bashku që të mos u digjet dhe viza", tha Poni. Sipas Mistrisë së Brendshme, mësohet se 200 qendra aplikimi funksionojnë në të gjithë territorin e vendit, ndërsa sezoni veror shton ndjeshëm, kërkesën e shtetasve peër të pajisur me pasaportën dhe kartën biometrike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›