E Shtunë, 31 Tetor 2026

Larry King lë emisionin pas 25 vjetësh

TIRANE-Moderatori i njohur amerikan Larry King prezantoi të enjten emisionin e fundit në CNN, pas 25 vjetësh nga krijimi i këtij emisioni. Në emisionin emotiv u përfshinë edhe përshëndetjet nga presidentë dhe rivalët nga televizionet tjera.

King, 77 vjeç do të zëvendësohet nga ish gazetari britanik Piers Morgan. Me mbrëmjen e djeshme, ai përfundimisht i tha lamturmirën emisionit “Larry King Live”, të cilin e udhëhoqi që nga viti 1985.

Presidenti Barak Obama i ka dërguar atij një video-mesazh duke e quajtur “njërin nga gjigantët e transmetimit”, ndërsa King është lavdëruar edhe nga udhëheqësit rivalë të televizioneve tjera si Barbara Walters, Diane Sawyer dhe Katie Couric.

Guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger është paraqitur për të dhënë njoftimin se kishte shpallur Ditën e Larry King-ut në shtetin perëndimor amerikan.

Rrjeti i CNN-it, që dikur dominonte me lajme ndërkombëtare po lufton kundër dobësimit të audiencës dhe luftës së ashpër nga konkurrentët e rinj, ndërsa zëvendësimi i King-ut nga Morgani më agresiv, shihet si pjesë e një përpjekje për të fituar shikues të rinj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›