Liga, spikasinsfidat Inter-Bayerndhe Arsenal-Barcelona
NYON Shorti i Ligës së Kampioneve, i hedhur sot në mesditë në Nion, vendosi fatet e skuadrave më të mira të kontinentit, në rrugën drejt finales së “Wembley”-t, në Londër.
Finalja e vitit të shkuar mes kampionëve të Interit dhe gjermanëve të Bayern Mynih do të jetë supersfida e kësaj faze. Ndërsa një tjetër superndeshje pritet të zhvillohet mes spanjollëve të Barcelonës dhe anglezëve të Arsenalit.
Spanjollët e Realit të Madridit do të kenë një mundësi për t’u hakmarrë ndaj Lionit, ekipit që e eliminoi nga kompeticioni më i rëndësishëm europian, një vit më parë.
Ndërsa mund të kënaqen dy anglezet Mançester United dhe Çelsi, pasi do të ndeshen përkatësisht ndaj francezëve të Marsejës dhe danezëve të Kopenhagenit.
Mund të quhen me fat edhe dy italianet Roma e Milan, të cilat kanë evituar skuadrat më të vështira dhe do të përballen përkatësisht me ukrainasit e Shaktarit dhe anglezët e Totenhemit.
Një sfidë mes dy skuadrave që kanë vlera të barabarta është edhe ndeshja mes spanjollëve të Valencias dhe gjermanëve të Shalkes dhe për këtë premton spektakël.
Ndeshjet e para do të zhvillohen në 15/16 dhe 22/23 shkurt, ndërsa takimet e kthimit do të luhen në datat 8/9 dhe 15/16 mars.
- Çiftet e raundit të dytë të Champions League:
Roma-Shakhtar Donetsk
Milan-Tottenham
Valencia-Schalke 04
Inter-Bayern Munich
Olympique Lyonnais-Real Madrid
Olympique Marseille-Manchester Utd.
Arsenal-Barcelona
Copenhagen-Chelsea.
(d.b/BalkanWeb)