Lart e posht n Shqipri e koh
Si fillim, do te doja te falenderoja Startin per forumin dhe platformen e shkembimit te ideve qe eshte bere dhe per shanset qe u jep opinioneve te shpalosen ne faqet elektronike te kesaj gazete ne nje fryme liberale e gjitheperfshirese, duke respektuar pozitat dhe individualitetin e kujtdo. Arritja e ketyre standarteve nga ana e nje publikimi kaq te ri ne moshe eshte per tu marre si shembull profesionalizmi nga gazetat e vjetra qe i vene opinionet dhe opinionistet ne rreshtin e interesave te pronareve apo frymes se partise.
Per tu kthyer te shkembimi im me Z. Tufa, te cilin une po e shijoj si te frytshem pavaresisht (ose, kushedi, ndoshta per shkak te) antagonizmit te tonit, i permenduri shkembim i ngjan nje ndeshje volejbolli me Shkumbinin ne mes, ku pritshmerisht topi bie ne uje dhe me te humb dhe filli i diskutimit dhe problematika fillestare. Si rendom kur humb filli, eshte e udhes te nisesh analizen nga fundi per te dale ne krye.
Perngjasimi i ngjarjeve aktuale ne Vlore me ngjarjet qe shkaktuan 97en nuk ka per qellim kercenimin me perseritje te ketyre ngjarjeve. Ne te kundert, ne menyren e trajtuar ne kete gazete (dhe une po e marr te mireqene qe cilesimi zoteria dikushi i referohet artikullshkruesit), ky perngjasim ka per qellim ekspozimin e papergjeshmerise se perseritur te qeverise dhe rritjen e ndjeshmerise publike ndaj saj, pikerisht qe ekranet tona te mos i shushatin pamje qe te kujtojne 97en.
Kercenimet me perseritje te 97es nga ana e demonstruesve, te papershtashme si jane, reflektojne mungesen e besimit te qytetareve ne deshiren dhe aftesine e kesaj administrate per te qeverisur ne menyre transparente dhe te pergjegjshme. Por problemi i ngritur eshte teresisht legjitim, dhe nenshtrimi ndaj interesave te shumices nuk mund te aplikohet ne raste kur demet potenciale ndaj nje rajoni te caktuar jane disproporcionalisht te larta.
Pershembull, se fundi nje zyrtar i larte italian deklaroi se qeveria e tij po shqyrton mundesine e zgjidhjes se ceshtjes se varesise energjitike duke ndertuar centrale berthamore ne Shqiperi dhe qeveria shqiptare e shikon kete ide me simpati. Urdheroni pra vellezer shqiptare, kush do te ofroje qytetin e vet per kete fare nderi te larte dhe te behet kandidat per cilesimin Cernobili i Ballkanit? Sma merr mendja te dalin shume trima qe ta bejne kete nder te tyrin. Atehere pse qenka kaq anti-kombetare qe vlonjatet te jene kaq te ndjeshem mbi nje sipermarrje me potencial shkaterrues te larte per ujin ku lahen e ajrin qe thithin dhe te reagojne duke demonstruar? Sa te besueshme jane analizat ekologjike (nese ka) te administrates? Te asaj administrate qe po flinte prej kaq kohesh mbi bomben me sahat te Gerdecit.
Duke ecur prapa me fillin e diskutimit ne dore, ne ka shkrues qe kerkojne harrimin i 97es, une nuk i perkas atij grupi. Ne te kundert, 97a duhet kujtuar dhe analizuar, duke perfshire, mes te tjerash, stilin anarkist dhe joprofesional te qeverisjes qe shkaktoi krizen ekonomike, papergjegjesine administrative qe e lejoi kete te fundit te kthehet ne krize politike, psikologjine e turmes qe vulosi pakthyeshmerine e zinixhirit te ngjarjeve qe cuan ne katrahuren kombetare dhe oportunizmin politik te opozites qe e shfrytezoi situaten per perfitimet e veta. Le te flasim. Te dekonstruktojme 97en, te kuptojme cndodhi, te kuptojme veten. Persiatjet introspektive nuk i bejne keq nje kombi, dhe 97a eshte nga ato ngjarje qe meriton vemendjen e plote te kujtdo qe e ka ngjyer sadopak penen ne bojen e shkencave shoqerore.
Por (dhe me ne fund i kthehemi fillimit) te marresh 97en si pikenisje apo baze pergjithesuese per analizen e sindromes se Veriut nuk e ndihmon aspak ceshtjen ne fjale. Sindroma e Veriut (e denje per artikuj e volume) u parapri nga 1913a, mori fytyre ne 1924en dhe hodhi shtat gjate 45 viteve te komunizmit, per te na dale para syve ne 97en, ne krizen e Bathores ne 2002-2003, dhe per te na u ulur ne tryeze thuajse cdo dite te periudhes se tranzicionit. Dhe ne nuk jemi as i pari as i fundit vend me probleme te shperndarjes se pabarabarte gjeografike te te ardhurave apo me paragjykime lokaliste; jemi ndoshta nder me te vegjelit vende me keto probleme, dhe kjo eshte tejet bezdisese dhe kunderproduktive. Dhe, me sa duken bathet, nje zgjidhje eventuale e ketyre problemeve eshte akoma larg.
Me keto ritme, gjithsesi.