Sarkozi fshihet në lokal, protestuesit duan ta rrahin

Sarkozi, dje pas incidentit
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, u detyrua të fshihej në një lokal pasi një grup protestuesish kërcënuan se do ta rrihnin atë. Presidenti 57-vjeçar, i cili do të garojë për rizgjedhjen në prill, po bënte fushatë në vendin bask në Jugperëndim. Në drejtim të tij u hodhën vezë dhe gurë. Stafi i tij i sigurisë e futi atë në një bar, ku Presidenti ka pirë kafe për më shumë se një orë, derisa policia të shpërndante protestuesit. Një dëshmitar deklaroi për mediat se: Protestuesit thanë se po ta kapnin do ta rrihnin atë dhe kërkuan që ai të japë dorëheqjen. Ai dukej shumë i shqetësuar. Sarkozi është mësuar me turma të zemëruara me të, por kësaj radhe ai ishte kërcënuar. Dëshmitarët thanë se Sarkozi kishte dalë nga Bar du Palais pas rreth një ore duke u dridhur dhe i kishte quajtur ata që e kishin kërcënuar (dhe që sigurisht nuk ishin më aty), huliganë. Shumica e tyre ishin separatistë baskë. Këtu ne jemi në Republikën e Francës. Presidenti mund të shkojë ku të dojë dhe nëse kjo nuk i pëlqen një minoriteti, më keq për ta, tha ai. Sarkozi do të përballet me kandidatin socialist Fransua Holande, ku sondazhet tregojnë se do të humbasë