E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Kreshnik Qato, ruan titulin botëror

Në Dessau të Gjermanisë, Qato zhvilloi një ndeshje mjaft të vështirë ndaj boksierit italian, Fabio Liggieri, duke e zgjatur sfidën deri në 12 raunde. Ishin pikët e treshes së gjyqtarëve ata që vendosën se Kreshnik Qato mbetet sërish kampion bote për peshën e mesme.

Pikët e dhëna nga të tre gjyqtarët ishin (115-113, 116-112, 116-112) në favor të boksierit durrsak, i cili tregoi edhe një herë superioritetin e tij ndaj rivalëve.

Ashtu siç ka pohuar vetë boksieri 31 vjeçar, pas kësaj përballjeje do të ketë një aktivitet tjetër në Londër në prag të festës së Pavarësisë së Shqipërisë, e më pas do të përgatitet për një ndeshje akoma më të madhe për një titull më të rëndësishëm gjatë periudhës Mars 2010 në Tiranë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›