Ançeloti: Forca Liverpul!
Blutë e Londrës shkatërruan dje Blekbërnin me rezultatin 5-0 dhe tashmë gjenden në krye të Premier Ligës, me dy pikë më tepër se “Djajtë e kuq”, që do të luajnë sot në transfertë ndaj Liverpulit.
Nëse Mançesteri nuk arrin të fitojë në sfidën e sotme, atëherë do të jenë londinezët ata që do të vazhdojnë të udhëheqin tabelën e klasifikimit në kampionatin anglez.
“E di që do të jetë një ndeshje fantastike. Do ta shikoj patjetër. Për një ditë të vetme mund të jem tifoz i Liverpulit. Por vetëm për një ditë, ama”, u shpreh Karlo Ançeloti.