"Lavdërim Tufa",ekspertët hedhin poshtë provën e ADN-së
Ekspertët shqiptarë hedhin poshtë të vetmen provë ADN e fijes së flokut, ajo që mban në qeli me burg përjetë për vrasjen Fatmir Ramës, Lavdërim Tufën. Në konkluzionin e tyre të aktiti të ekspertimit duke ju referuar aktit të ekspertit Italian, Renato Biondo ata kanë argumentuar se vlera 90 për qind e ekspertit italianë përjashton profilin e ADN të Lavdërim Tufës si të njëjtë me individin 2, provë e cila është marrë në vendin e ngjarjes ku u vra në vitin 2003 Fatmir Rama ose i njohur ndryshe si Miri i Xhikes. Ngjarje kjo e ndodhur në katodrom në zonën e Lundrës. Në seancën gjyqësore të zhvilluar në gjykatën e Tiranës kanë qenë dy ekspertë të thirrur nga gjykata të cilët kanë shpjeguar dhe kanë argumentuar aktin e ekspertit italian. I pyetur nga prokurori i çështjes, eksperti Grigor Zoraqi ka shpjeguar me detaje përputhshmërinë e ADN e cila ka dalë nga prova e marrë në vendin e ngjarjes me atë të Lavdërim Tufës. Sipas Zoraqit, që 17 lokuse ti përkasin të njëjti profil AND duhet të këto të përputhen me ADN e Tufës. Edhe kjo është e mjaftueshme kur përputhen, megjithatë llogaritet një probabilitet që i afrohet se sa më i madh të jetë numri i lokuseve.
"Do të na lejonit që të shpreheshim se kjo çështje na u caktua për ekspertim nuk ka lidhje vetëm me vlerësimin nëse është apo nuk është shtetasi Lavdërim Tufa i njëjtë me individin 2 të identifikuar nëpërmjetë analizës së AND-së në provat e gjetura në ngjarjen e 29 marsit 2003. Kjo çështje ka lidhje më të gjerë, ka lidhje me përdorimin e metodave modern të analizës së AND-së se si kriter për të gjykuar nëse një person është i përfshirë apo jo në një krim.
"Shpjegohet në konkluzionet e ekspertëve shqiptarë. Lavdërim Tufa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Mirit të Xhikes dhe prova e vetme që i ka dhënë dënimin maksimal është ADN-ja e fijes së flokut e gjetur në një mask në vendin e ngjarjes.