Vlorë, arrestohet për mashtrim 47 vjeçari

47 vjeçari, Skënder Siqeca është arrestuar ditën e sotme nga policia e qytetit bregdetar të Vlorës. Uniformat blu kanë bërë të ditur se arrestimi i 47 vjeçarit nga Vlora, është bërë nisur nga akuza për mashtrim që ekziston për të.
Mësohet se arrestimi është kryer nga policia e qytetit të Vlorës në zbatim të vendimit të dhënë nga gjykata. Sipas burimeve, shtetasi 47 vjeçar, Skënder Siqeca, banues në lagjen "4 Heronjtë", u ndalua pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" para disa kohësh.