Tiranë, një grua kërcënon të vetëdigjet

Një grua ka kërcënuar të vetëdigjet mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Zhan D`ark" ku shtetasja Shqipe Rexha ka kërcënuar se do të vetëdigjej duke prerë telat e korrentit që kalonin në shtëpinë e tij.
Ngjarja e ka zanafillën në orët e para të mëngjesit ku Rexha ka prerë telat e korrentit duke lënë gjithë zonën pas drita ndërsa ka kërcënuar se do të vetëdigjet.
Menjëherë fqinjët kanë lajmëruar policinë e cila ka bërë të mundur që kanë bërë të mundur që të ndalojnë që gruaja të vetëdigjej.
Sipas policisë dyshohet se ka qenë në depresion pasi sipas dëshmive të fqinjëve ajo ka kërcënuar fqinjin me sëpatë, prej kohësh dhe ka pasur grindje me të. Do të pritet sesi do të procedohet me të, nëse do të niset hetim në gjendje të lirë, nisur edhe nga kërcënimi që i ka bërë fqinjës së saj me sëpatë.