Zgjedhjet ne Tirane PS Ankimimin per pavlefshmeri ta beje me pare KQZ
Ne Shqiperi Partia Socialiste vendosi sot te terhiqej nga ankimimi i saj per pavlefshmerine e zgjedhjeve dhe te lere ne fuqi kerkesen e dyte te paraqitur prej saj prane Kolegjit Zgjedhor qe ky i fundit te detyroje Komisionin Qendror qe te marre ne shqyrtim kundershtimin e rezultatit dhe pavlefshmerine e zgjedhjeve ne kryeqytet. Socialistet e moren kete vendim pasi demokratet kerkuan bashkimin e dy ankesave gje e cila sipas perfaqesuesve te opozites nuk mund te pranohej. Nga ana e tyre demokratet thane se veprimi i socialisteve eshte nje perpjekje per te zvarritur permbylljen e procesit.
Seanca e sotme e kolegjit zgjedhor e cila konsiderohej si vendimtare per fatin e zgjedhjeve per kryebashkiakun e Tiranes u mbyll pa nisur diskutimi mbi kerkesen e partise socialiste e cila kundershtonte shpalljen e rezultatit per kryeqytetin nga ana e Komisionit qendror te zgjedhjeve si dhe tabelat e ketij rezultati ku ka diferenca mes numrit te fleteve te votimit dhe numrit te votuesve. Diferenca te verejtura ne 284 qendra votimi sipas socialisteve te cilet per kete shkak kerkonin edhe pavlefshmerine e zgjedhjeve.
Fundjaven e shkuar socialistet kishin dorezuar edhe nje tjeter ankimim I cili kishte te bente po me nje vendim te Komisionit qendor te zgjedhjeve I cili nuk kishte pranuar te merrte ne shqyrtim kerkesen per pavlefshmeri duke u shprehur se per kete ishin tejkaluar afatet.
Perfaqesuesit demokrat kerkuan bashkimin e dy kerkesave. Gje e cila u kundershtua nga socialistet te cilet e interpretuan si nje kurth procedurial e per kete arsye u terhoqen nga kerkesa per pavlefshmeri e cila pritej te shqyrtohej sot Ne hoqem dore pasi pame nje tentative te qarte nga ana e partise demokratike per te bashkuar dy ceshtje qe nuk mund te bashkohen dot. Sic e dini ne kemi dorezuar dhe nje kerkese padi tjeter per detyrimin e KQZ per te shqyrtuar klerkesen tone per pavlefshmeri. Nuk kemi hequr dore nga kjo kerkese. Padia ka te beje me detyrimin e KQZ qe ta shqyrtoje kete kerkese per pavlefshmeri por KQZ zgjodhi nje taktike shume te let ku ne vendim nuk percaktohej rruga e ankimit por e la ate ne menyre evazive tha deputeti Damian Gjiknuri perfaqesues ligjor i Ps ne proces.
Por per perfaqesuesin ligjor te partise demokratike Oert Bylykbashi levizja e socialisteve eshte nje perpjekje per zvarritjen e procesit Ne jemi perpara kerkeses per gjykimin e ceshtjes ne themel. Ata kerkojne qe tashm ta kthejne edhe nje here ne KQZ e perpiqen qe te kerkojne nje vendim te favorshem permes nje tjeter trupe gjykuese. Taktika e PS eshte qe qellimisht te zvarrise per ti ulur vleren procesit. Por kjo eshte e pamundur se vota eshte po ajo.
Nje trupe tjeter e Kolegjit zgjedhor pritet te vendose neser lidhur me ankimimin e socialisteve te cilet kerkojne qe Komisioni qendror I zgjedhjeve te detyrohet te shqyrtoje kerkesen e tyre per pavlefshmeri. Nese Kolegji hedh poshte kerkesen e opozites atehere kjo e fundit humbet shansin per te kerkuar pavlefshmerine e zgjedhjeve. Ne rast te kundert ceshtja do te rikthehet ne Komisionin qendror per te perfunduar sipas te gjitha gjasave edhe nje here tjeter ne Kolegj.