Librazhd, trajleri del nga rruga, plagoset drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Librazhd, por për fat të mirë nuk ka pasur asnjë person të vdekur. Nga të dhënat e para mësohet se makina e tipit trajler me targa TR 86 28 ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i tij. Trajleri, me targa TR 86 28 ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Dragostujë”.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është shtetasi Forestan Maçi, i cili po udhëtonte me makinën e tij, tip trajler në drejtim të Tiranës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e mëtejshme të saj. Ndërkohë që i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Librazhdit ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.