Laveci bën për vete gjithë stafin argjentinas me cilësitë e tij
Glasgou (Start)- Laveci, një nga lojtarët më të mirë të momentit, pritet të aktivizohet sonte nga trajneri Maradona në ndeshjen e Argjentinës me Skocinë. Forma e mirë që po kalon Laveci në Serinë A, e ka shtyrë Maradonën që ta thërrasë sulmuesin në përfaqësuese.
Trajneri atletik i Argjentinës, Fernando Sinjorini, konfirmon dhe një hërë formën e shkëlqyer në të cilën ndodhet sulmuesi i Napolit.
“El Poko më kujton Maradonën kur luante”, deklaron Sinjorini për Gazzetta Dello Sport.
“Shumë gjëra të Maradonës shembëllehen tek lojtari i ri, -thotë Sinjori, -dhe ekipi i Napolit është një ndër ato gjëra që kryqëzon rrugët e dy njerëzve të mëdhenj të futbollit”.
Drejtuesit argjentinas shprehen të gjithë mjaft të kënaqur për cilësitë e Lavecit, duke deklaruar se “napolitani i vogël” do të jetë një ndihmë e madhe për Argjentinën në botërorin “Afrika e Jugut 2010”.