Sulmuesi italian Rosi, pritet të debutojë me përfaqësuesen “Axurre”
Firence (Start)- Në prag të sfidës miqësore me Greqinë, trajneri Lipi vendos të hedhë në vijën e sulmit, Xhuzepe Rosin dhe Luka Tonin. Sulmuesi Rosi shënoi tre gola javën e kaluar me skuadrën e tij Vilarealin, kundër Malagës dhe Borusias së Myshenglanbahut në Gjermani.
Lojtari i Vilarealit është duke kaluar një moment të shkëlqyer në karrierën e tij, dhe trajneri Lipi nuk është menduar dy herë për ta thirrur lojtarin në formacionin e tij përfaqësues.
Sulmuesi i Vilarealit ka shënuar 6 gola në 7 ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll. Sonte ai pritet të bëjë debutimin e tij me përfaqësuesen italiane të futbollit.
Para takimit me Greqinë ai deklaron: “Do të kërkoj të shfrytëzoj në maksimum mundësinë që po më jepet. Kam arritur deri këtu falë punës time dhe familjes”.
Për të riun Rosi, është shprehur edhe trajneri Lipi: “Xhuzepe është 21 vjeç, dhe është një eksperiencë e mirë për një lojtar të ri si ai. Rosi ka luajtur në tre kampionate të rëndësishme, është i maturuar, dhe është gati”.