E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laveci rinovon me Napolin deri më 2015

Vetë presidenti i klubit napolitan, Aurelio De Laurentis, në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të blerjes më të re, Andrea Dosena, pohoi se problemet midis lojtarit dhe klubit janë zgjidhur prej disa muajsh. 25-vjeçari është një nga pikat më të forta të Napolit dhe zgjatja e kontratës me ekipin e kaltër është një lajm i mirë për tifozët, për të cilët ëndrra për ta parë ekipin në Ligën e Kampionëve po bëhet gjithnjë e më e afërt (pas humbjes së Juventusit Napoli renditet në vendin e tretë).Megjithatë, lajmi i keq është se sulmuesi ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe sipas rezultateve të analizave të para, periudha e nevojshme për t’iu rikthyer fushës së lojës është rreth 30-40 ditë.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›