Lipi mbron Ferrarën: Lojtarët kanë frikë
Sipas teknikut italian, skuadra është e kushtëzuar nga dëmtimet e shumta dhe të njëpasnjëshme. “Ka shumë dëmtime, por gjithashtu është edhe një moment tepër i vështirë psikologjik pasigurie”, u shpreh Marçelo Lipi.Kurse sipas ish-presidentit të “Zonjës”, Xhovani Koboli Xhilji, Ferrara i ka të gjitha mundësitë ta nxjerrë ekipin nga kjo situatë e vështirë dhe drejtuesit duhet t’i marrin vendimet me qetësi. Ndërkohë, i prerë ka qenë në komentin e tij drejtori sportiv Alesio Seko: “Ferrara? Asnjë koment, nuk është koha për fjalë, por për vepra”.