Marseja dhe Cana nderrojne kompeticionin
Para ndeshjes se "Champsions", me Atletiko Madridin, Lorik Cana deklaroi se ekipi i tij do te mbetet ne kupat e Evropes. I vetmi shans i Marsejes ishte vendi i trete ne grup dhe nje bilete per ne kupen UEFA. Ndaj Atletiko Madridit, ne ndeshjen e fundit Olimpik Marseje doli ne barazim 0-0 dhe mjaftoi nje rezultat i tille per te fituar rivalitetin me PSV Einthovenin. Lorik Cana ishte serish njeri prej lojtareve me ne forme te ekipi i tij. "Ne Ligen e Kampioneve, gjithnje ne fazen e fundit, kualifikohen ekipet e medha evropiane. Olimpik Marseje do te mjaftohet me nje bilete ne UEFA dhe une personalisht jam i sigurt se do te arrijme te kualifikohemi," - deklaroi Cana qe ka zhvilluar serish nje ndeshje te mire, por megjithate, ne janar ai mund te largohet ne radhet e nje ekipi tjeter.