Reali synon Hamshik dhe Kuzmanovic
Juande Ramos zbarkoi ne Madrid dhe nisi nga puna me ide shume te qarta. Trajneri i ri i Realit, qe zuri vendin e Shusterit, e njeh mire mentalitetin e Realit dhe per kete arsye shpalli objektivat e punes, duke e nisur me merkaton e janarit. Prioritet do te jete fuqizimi i sulmit. Nga ish-skuadra e Juandes Roamns, Totenhem, eshte siguruar nje marreveshje paraprake me lojtarin e ketij ekipi, Lenon. Interesi i Ramosit eshte shtrire edhe ne Itali, ku synohen dy lojtare: Kuzmanovic dhe Hamshik. Pritet qe drejtori teknik i skuadres, Mijatovic te flase ne lidhje me keto emra. Trajneri spanjoll qe zuri bankinen qe mbante Shusteri, pa kaluar mire edhe 24 ore, kerkoi perforcimet e para. Pervec Lenon, Ramos pelqen shume dy lojtaret, Kuzmanovicin dhe Hamshik. Reali, ne fakt e ka bere nje levizje ne sulm, ku pas demtimit te Rud Van Niselroi bleu sulmuesin e Ajaksit, Huntelaer. Ramos deshiron qe t'i plotesohet deshira ne janar. Ekipet e lojtareve, qe duhet te japin miratimin, Fiorentina dhe Napoli, ende nuk kane deklaruar asgje.