Përgjimi Meta-Fratini-Lavitola: Letra e fshehtë e Berishës për Berluskonin
Valter Lavitola vazhdon të kryesojë titujt e mediave të vendit fqinj ndërkohë që këto të fundit kanë nisur të zbardhin dalëngadalë jo vetëm përgjimet por edhe arsyet përse ky i fundit kërkonte me doemos të takohej me ish-zëvendës kryeministrin shqiptar Ilir Meta në tetor të vitit 2009.
Drejtori i gazetës LAvanti, i përjashtuar nga Urdhri i Gazetarëve italianë, por i konsideruar si ministri i jashtëm në hije i qeverisë së Berluskonit kërkonte mbështetjen e këtij të fundit filimisht për tubacionin Tap-Oltre në Panama por me të marrë vesh për vizitën e Metës në Itali, Lavitolas i lindi shkëndija e parë e dashurisë edhe me Shqipërinë. Në përgjimet e publikuara dje, – që u kryen me kërkesë të Prokurorisë së Peskarës, – sekseri Lavitola diskuton gjatë me kryesekretaren e ministrit të jashtëm italian Franko Fratini.
Lavitola ja ka arritur qëllimit në fakt. Pretendimet e Fratinit se Lavitola nuk është takuar kurrë me Metën u hodhën poshtë pasi u publikuan foto nga takimi për ekzistencën e së cilave Fratini duket se nuk ishte ne dijeni. Takimi i cili nisi të përgatitej që më 15 tetor është finalizuar më datë 21 tetor të vitit 2009 por ajo çka është biseduar mes Lavitolas dhe Metës është e padokumentuar.
Ajo çka dihet është se miqësia Meta-Lavitola ka nisur që prej vitit 1999 ose të paktën kështu pretendon sekseri në bisedën telefonike me kryesekretaren e Fratinit. Duke e lidhur emrin e Lavitolas me biznesin e TapOltre në Panama dhe me emrin e Xhampaolo Tarantinit, dyshimet e para hidhen mbi një diskutim për TAP, gazjsellësin Turqi-Shqipëri-Itali.
Ky i fundit duket se nuk do të ndërtohet kurrë sipas gazetave të vendit fqinj. Gjithashtu hije dyshimi hidhen dhe mbi përfshirjen e Valter Lavitolas në biznesin e ndërtimit të centralit të famshëm bërthamor në Shqipëri që sipas Berishës do na bënte një superfuqi të vogël energjetike. Deklaratat e Berishës u bënë pas takimit me Berluskonin.
E qartë është që çështja e një rëndësie të veçantë që përmendet në përgjim për të cilën Fratini duhet të ndërhyjë është tubacioni TAP që lidh Turqinë dhe Italinë përmes Shqipërisë. TAP është një prej katër projekteve konkurruese për të sjellë në Evropë gazin nga Azia qendrore.
Kur flitet për energji, logjika politike i bën llogaritë shumë më mirë se ajo ekonomike, pa qeveri dashamirëse edhe projekti më i mirë mbetet në vend., shkruante dje Il Fatto Quotidiano. Po sipas kësaj gazete, Valter Lavitola dhe kolegët e tij janë të ndërgjegjshëm madje e dijnë mirë se si dhe ku duhet të bëjnë ndërhyrjet e duhura. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Barit më 11 shkurt 2009 sipërmarrësi Gianpaolo Tarantini ka takuar Berluskonin pikërisht për të folur për tubacionin. Një ditë më parë, Tarantini kishte biseduar me Roberto De Santis, një tjetër sipërmarrës nga Pulia, që konsiderohej i afërt me Massimo DAlemën.
De Santis, në një përgjim në ambient të hapur, shpjegon se duke përfshirë dhe Ministrinë e Industrisë, u vu në jetë kjo praktikë sepse është çdo gjë gati, por duhet vetëm të nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë. Tarantini mori përsipër detyrën që të bindë Berluskonin. Sna duhet gjë tjetër, këtë mund ta bëj unë. U tha, u bë, shprehet Tarantini në përgjimet e zbardhura nga Prokuroria e Barit.
Dhe vërtet.. Në mars Italia dhe Shqipëria firmosin marrëveshjen ndërqeveritare në fjalë.
Berisha në listën e sekserëve, shtypi italian: Letra e fshehtë e Berishës për Berluskonin
Ashtu siç tregojnë përgjimet e shumta mbi Tarantinin, De Santis dhe Lavitolan, këta bënin sekserin, mes grupeve të interesuara të biznesit dhe Berluskonit dhe kabinetit të tij. Asgjë nuk ishte falas, sigurisht. Një fakt interesant ndërkohë del nga shtypi i djeshëm italian. Mediet italiane thonë se vetë kryeministri shqiptar Sali Berisha është përfshirë në këtë lobim që ka prapa emra sekserësh nën hetim. Gazeta Il Fatto Quoridiano në numrin e djeshëm shkruan se pas takimeve të para: lobimi për konsorciumin e TAP, në të cilin partnerë me peshë janë Svizzera Egl, norvegjezja StatoilHydro dhe gjermania E.On e cila në Itali përfaqësohet nga Paolo Pasteris, u intensifikua. Dhe më 20 tetor 2010 në një letër të fshehtë të cilën ne kemi mundur ta lexojmë, vetë kryeministri shqiptar i shkruan Silvio Berluskonit: Jam i bindur se me ndihmën tuaj [] do të krijojë territorin e nevojshëm për ta kthyer në një realitet projektin TAP, duke përftuar kështu një vizion historik mbi korridorin e gazit..
Kësaj letre, kryeministri italian Silvio Berluskoni nuk iu përgjigj kurrë. Sekseri Valter Lavitola e di që shumë do ti ishin mirënjohës nëse Tap-i bëhet në sajë të tij. Konsorciumi promotor por edhe Snam Rete Gas, shoqëria e grupit Eni që ka tashmë një marrëveshje me Tap për realizimin eventual të infrastrukturës, do të ishin ato që do ja dinin si nder Lavitolas dhe do e shpërblenin për ndërhyrjen e tij, – shkruan gazeta.
Praktikat e Tap-it kanë ndaluar që prej shtatorit dhe burime të brendshme nga grupi i punës thonë se tubi nuk do të ndërtohet kurrë, – shprehet më tej Il Fatto Quotidiano.
Romë, kryqëzohet Fratini: Gënjeu kur tha që Meta dhe Lavitola nuk u takuan
Falënderoj atë që publikoi të plotë përgjimet, sepse u vërtetua se Lavitola nuk ka marrë pjesë asnjëherë në takime zyrtare, komentoi dje Fratini. Ministri i Jashtëm italian e justifikoi këtë edhe me faktin se shefja e sekretareve të tij Nadia i dha Lavitolas maksimumi prezencën e tij në paradhomë. Por dje, pretendimi i Franko Fratinit u shua pasi fotot e publikuara nga media në Tiranë treguan krejt të kundërtën e asaj që ai thotë. Meta jo vetëm është takuar me Lavitolan por ky takim me çduket është bekuar edhe nga Fratini i cili në foto duket i përzemërt me të dy.
Në Itali, kjo gënjeshtër e Fratinit ka ndezur polemika të ashpra. Ai është quajtur dje në kor, i padenjë për të drejtuar Ministrinë e Jashtme të Italisë. Në mediat italane ka dhjetëra deklarata politikanësh që e quajnë skandaloz faktin që ministri ka gënjyer. I zënë në befasi pas publikimit të fotos që vërteton takimin e Lavitolas me ish-zëvendës kryeministrin shqiptar, Franko Fratini ka reaguar pasditen e djeshme sërish. Pasi deklaroi se një takim i tillë nuk ka ndodhur kurrë, këtë radhe ministri i jashtëm italian i detyruar nga faktet, pranoi zhvillimin e takimit. Kësaj here Fratini mbrohet me tjetër version: Në atë kohë për Valter Lavitolan nuk kishte informacion se ishte i angazhuar në aktivitete të paligjshme. Lavitola dhe Meta njiheshin sëbashku përpara meje., thuhet në deklaratën e ministrit të jashtëm italian. Fratini thekson në deklaratën e re të djeshme se në atë kohë askush nuk e imagjinonte se kush ishte Lavitola dhe çfarë interesash kishte. Ai ishte një person si shumë të tjerë që në atë rast e njihte ministrin shqiptar shumë herë më shumë se unë. Në përgjime del se Valter Lavitola dhe Ilir Meta njiheshin. Dëgjo Nadia, nëse më lejon. Duke qenë se Franko e di, unë atë e njoh prej 10 vitesh i thotë Valter Lavitola kryesekretares së Fratinit në tetor të 2009 gjatë një bisede telefonike ku insistonte të takonte me çdo kusht Ilir Metën.
LAVITOLA EDHE TE DIGAT
Kohë më parë Shekulli botoi edhe një pjesë të telefonatave të Berluskonit dhe njerëzve që e ndihmonin, por dhe që i bënin presion për çështje të ndryshme. Në një prej këtyre telefonatave përmendet dhe kryeministri Berisha, për hidrocentralet e vogla. Telefonata bëhet mes Valter Lavi
