E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lavrov: Perëndimi pengon Ukrainën të negociojë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar Perëndimin se po pengon Ukrainën të negociojë me Rusinë për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që luftës t’i jepet fund sa më shpejt.

“Perëndimi e pengon Ukrainën të vazhdojë negociatat me Rusinë. Dy muaj më parë Ukraina dukej se kishte bërë një propozim se si të zgjidhej çështja. Ne e morëm këtë propozim si bazë. Të nesërmen (në takimin e delegacioneve më 29 mars në Stamboll) Perëndimi i pengoi ukrainasit që të vazhdonin këtë proces”, ka deklaruar Lavrov.

Po ashtu ai tha se qindra zyrtarë të CIA-s dhe inteligjencës britanike kanë punuar në Ukrainë për shumë vite./ Corriere.it

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›