E Premte, 6 Nëntor 2026

Lavrov: Rusia nuk dëshiron luftë në Evropë

“Rusia nuk dëshiron një luftë në mbarë kontinentin në Evropë”. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, teksa i ka kushtuar më shumë vëmendje synimeve të qeverive perëndimore që mbështesin Ukrainën, raporton CNN.

“Nëse jeni të shqetësuar për perspektivën e luftës në Evropë, ne absolutisht nuk e duam këtë, por unë tërheq vëmendjen tuaj për faktin se Perëndimi vazhdimisht këmbëngul që Rusia duhet të mposhtet në këtë situatë. Nxirrni përfundimet tuaja”, tha Lavrov.

Deklarat e Lavrov dukej se po i referohej komenteve si ato të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, i cili tha muajin e kaluar se Uashingtoni dëshiron “të shohë Rusinë të dobësuar në atë masë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës”.

Duke folur së bashku me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr Albusaidi, pas bisedimeve në Muscat të mërkurën, Lavrov tha se Moska ka blerës të mjaftueshëm të burimeve të saj energjetike, pasi Bashkimi Evropian konsideron ndalimin e importeve ruse të naftës. 

“Ne kemi mjaft blerës të burimeve tona energjetike. Ne do të punojmë me ta dhe do ta lëmë Perëndimin t’i paguajë ata shumë më tepër sesa i ka paguar Federatës Ruse dhe t’i shpjegojmë popullatës së saj pse duhet të varfërohen,” tha Lavrov. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›