Pekini kërkon përmirësimin e marrëdhënieve me Francën
Pekin -Ministri i Jashtëm i Kinës, Yang Jiechi, i bëri thirrje sot Francës për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke refuzuar çdo përgjegjësi të vendit të tij për "problemet aktuale". "Problemet aktuale në marrëdhëniet Kinë-Francë nuk janë për shkak të Kinës. Ne shpresojmë që Franca do të dijë t'u përgjigjet pozitivisht shqetësimeve kineze"-tha Jiechigjatë një konference shtypi.
"Unë kam besim në zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve kino-franceze. Kjo u shërben interesave të të dy vendeve dhe është në marrëveshje me aspiratat e të dy popujve", shtoi ai. Marrëdhëniet kino-franceze që u ftohën pranverën e kaluar gjatë kalimit kaotik të flakës olimpike në Paris, u tendosën edhe më shumë në fund të vitit të kaluar.
Presidenti Nicolas Sarkozy, në atë kohë president i radhës i Bashkimit Evropian vendosi të takonte Dalai Lamën në Poloni, duke sjellë anulimin e paprecedent nga Pekini të një takimi kino-francez në Lion më 1 dhjetor. Kryeministri kinez, Wen Jiabao e shmangu gjithashtu, qëllimisht, Francën gjatë turneut të tij të fundit evropian.