E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osetia e Jugut liron vëzhguesit e OSBE-së

Tbilisi - Vëzhguesit e OSBE-së, të cilët u arrestuan nga forcat e sigurisë së rajonit separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut, janë lënë të lirë. Lajmin e konfirmon zëdhënësja e OSBE-së në Gjeorgji.

"Mund të konfirmoj se dy vëzhguesit janë liruar dhe po kthehen në bazë", njoftoi zëdhënësja.

Autoritetet e rajonit të shkëputur të Osetisë së Jugut ndaluan për disa orë sot dy vëzhgues ndërkombëtarë, që shënon tensionin më të fundit në republikën e trazuar kaukaziane.

Ndalimi i tyre pason ankesat e javës së kaluar të presidentit rus, Dmitry Medvedev, sipas të cilit manovrat a planifikuara të NATO-s në Gjeorgji janë "një shfaqje e rrezikshme e forcës së muskujve".

Autoritetet pro ruse të Osetisë së Jugut arrestuan vëzhguesit e OSBE-së "për kalim të paligjshëm të kufirit me Gjeorgjinë", deklaroi përmes telefonit zëdhënësja e rajonit separatist, Irina Gagloyeva.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›