Lavrov hedh poshte Francen
Ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov i ka hedhur poshte kritikat franceze se Rusia nuk e ka zbatuar plotesisht marreveshjen e armepushimit ne Gjeorgji. Te premten, ministri i Jashtem i Frances Bernard Kouchner tha se trupat ruse eshte dashur te largohen edhe nga Akhalgori, pjese e kontestuar ne rajonin separatist te Osetise se Jugut. Por Lavrov, gjate nje vizite ne Gjermani, ku u takua me homologun Frank-Ualter Steinmeier, tha se Akhalgori ndodhet brenda kufijve te Osetise se Jugut, keshtu qe trupat ruse nuk kane nevoje te terhiqen prej atje. Lavrov gjithashtu tha se Moska deshiron qe perfaqesuesit e rajoneve separatiste te Osetise se Jugut dhe Abkhazise te marrin pjese ne bisedimet nderkombetare ne Gjeneve, te cilat do te mbahen me pjesemarrjen e OKB-se.