E Shtunë, 31 Tetor 2026

Law kthehet në Londër për "Anna Christie"

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 18:56

Aktori i njohur i Hollywoodit, Jude Law do të kthehet në skenë të teatrit West End për të luajtur në dramën e të shfaqjes “Anna Christie", kanë lajmëruar zyrtarët e teatrit të premten në mbrëmje.

Drama që fitoj edhe çmimin “Pulitzer”, është pjesa e fundit e sezonit artistik të regjisorit Michael Grandage dhe do të shfaqet nga 4 gushti deri me 8 tetor të këtij viti.

Law, i cili ka pasur një sukses shumë të madh me rolin kryesor në dramën e Shakespeare “Hamlet”, me 2009, do të luaj rolin e Mat Burke, një marinari që bije në dashuri me rolin kryesor të shfaqjes, e cila është një ish prostitutë. Anna do të luhet nga Ruth Wilson.

Law ka luajtur edhe në shfaqje të tjera të Shakespeare si “Richard II” dhe “Inadmissible Evidence" të John Osborne.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›